LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ervin Mete, emërim i paligjshëm politik në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare

28 Maj 2020, 12:32, Politikë CNA
Ervin Mete, emërim i paligjshëm politik në krye të

Qeveria Rama konfirmoi dy ditë më parë zgjedhjen e ish-zëvendësministrit të Financave Ervin Meta anëtar të Bordit me funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Mete ishte votuar në këtë post nga Kuvendi në shtator 2019.

Ky emërim është vazhdim i politizimit të këtij insitucioni, filluar në vitin 2017 me emërimin e parardhësit të Metes, ish-deputetit socialist Ervin Koçi, nga shumica socialiste.

Por emërimi i Metes shkon edhe më tej në shkeljen e përcaktimeve ligjore për kushtet që duhet të plotësojë drejtuesi i njërit prej institucioneve më të rëndësishme financiare të vendit.

Ligji për AMF-në (neni 5) përcakton qartë kriteret që duhet të plotësojë çdo anëtar i Bordit të AMF-së, mes të tjerave:

? Të jetë i paangazhuar në funksione drejtuese partiake;

? Në tre vitet e fundit të mos ketë qenë ortak, aksioner, apo anëtar të organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura;

? Në tre vitet e fundit të mos ketë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura.

Në rastin e Metes duket se të treja këto pika janë shkelur direkt ose indirekt duke i anashkalur përmes zvarritjes së procesit.

Angazhimi politik

Ervin Mete, që prej vitit 2013, ka mbajtur pozicione të larta politike në qeveri dhe ka qenë për një kohë kryetar i Partisë G99.

Në tetor 2013, ai u emërua zëvendësministër i Financave, ndërsa në dhjetor 2014 zëvendësministër në ministrinë e Ekonomisë, ku qëndroi gati dy vjet. Në maj-tetor 2017, ai punoi si këshilltar i Kryeministrit Rama dhe më pas drejtor kabineti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 Mete ishte pjesë e listës së kandidatëve socialistë për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, ku vazhdon të shërbejë që pas fitores, siç konfirmohet nga të dhënat e KQZ-së.

Angazhim në subjekt që duhet të mbikqyrë

Angazhimi i Metes në Këshilin Bashkiak Tiranë e ka vënë atë në shkelje të kriterit ligjor që të mos ketë shërbyer në një institucion që duhet të mbikqyrë. Sikurse ka argumentuar Instituti i Studimeve Politike, posti si anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë e vendos Ervin Meten në pozita joligjore dhe në konflikt interesi, pasi AMF mbikëqyr edhe institucionet që emetojnë obligacione të qeverisë vendore.

Por Mete ka patur edhe një tjetër konflikt direkt interesi i cili është shmangur në pamje përmes zvarrijtes së procedurave parlamentarwe.

Ervin Mete ka qenë pjesë e bordit mbikëqyrës të kompanisë së Sigurimeve INSIG nga viti 2013 deri në gusht 2016, si dhe kryetar i këshillit mbikqyrës të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit FAF, të dyja institucione që mbikqyren nga AMF-ja.

Për këtë arsye ai nuk mund të zgjidhej anëtar i Bordit të AMF-së para shtatorit 2019. Kandidatura e tij dhe e dy të tjerëve iu paraqit Kuvendit nga qeveria, në prill 2019. Kuvendi duhet ta kishte skualifikuar Meten menjëherë dhe të votonte një nga dy kandidaturat e tjera.

Por Kuvendi e zvarriti procesin për mbi katër muaj, duke e shtyrë votimin në axhendën e Kuvendit disa herë pa asnjë shkak. Në një rast, Kuvendi Kuvendi e shtyu datën e parashikaur për votimin për kreun e bordit të AMF-së, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, pa specifikuar arsyet. Kërkesa e tij është miratuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në një rast tjetër, në momentin e votimit, pra, më datën 18 korrik, ishte Grupi Parlamentar Demokrat, pra opozita e re, që kërkoi shtyrjen e votimit, kërkesë që u miratua me votën e gjithë Kuvendit. Sipas deklaratës së tyre, deputetët kërkues kërkonin shtyrjen e votimit pasi ata mendonin se ?emrat e sjellë në Kuvend mund të kenë konflikt interesi.?

Kështu, votimi në Kuvend u shty për në 12 shtator 2019, vetëm pak ditë pasi plotësohej afati 3-vjeçar i largimit të Metes nga INSIG-u. Me votat socialiste, Kuvendi e emëroi Ervin Mete anëtar të Bordit të AMF-së me funksion Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv.

Më 19 shkurt 2020, qeveria miratoi me VKM pemërimin e Metes në postin e e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF-së./ Exit.al

Lajmet e fundit nga