LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edmond Budina i përgjigjet Ramës/ “Ne nuk jemi për të krijuar parti të re”

28 Maj 2020, 17:11, Politikë CNA
Edmond Budina i përgjigjet Ramës/ “Ne nuk jemi për të

Regjisori Edmond Budina i është përgjigjur ditën e sotme kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratën se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar po përpiqet të krijojë një parti të re.

Nga Lushnja ku ishin vendosur sot për të mbledhur firma për peticionin, Budina e mohoi këtë gjë. Artisti tha se ata nuk duan të krijojnë një parti të re, por duan të sjellin qytetarinë dhe kulturën.

?Sot kryeministri i vendi na mori nëpër gojë përsëri, për të dytën herë në Parlamentin shqiptar. Unë bëj pyetjen pse në këtë Parlament tallava ai përmend Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit? E dini pse? Sepse ka frikë sepse ne po ngrejmë protestën, po ngrejmë rezistencën dhe nuk kemi asnjë synim privat, personal ose përfitimi sikundër kanë ata. Dhe kjo atë e tremb dhe fillon me shpifje nga më të ndryrat. E them me plot gojën të ndyra, kur thotë se ata po përpiqen të bëjnë një parti të re. Jo! Ne nuk jemi për të bërë parti të re! Parti të reja ka plot Shqipëria! Ne jemi për të sjellë qytetarinë dhe kulturën në partitë shqiptare. Që të ketë një mundësi të re, që të mos shkatërrojmë vlerat e kulturës shqiptare?, deklaroi Budina./ CNA.al

Lajmet e fundit nga