LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vatra e infeksionit në QSUT/ Spahia: Qeveria e la personelin mjekësor në mëshirë të fatit

27 Maj 2020, 12:07, Lifestyle CNA
Vatra e infeksionit në QSUT/ Spahia: Qeveria e la personelin mjekësor

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë pas infektimit të mjekëve dhe infermierëve sot në QSUT.

Ai thotë se personeli mjekësor u la në mëshirë të fatit.

Sipas Bardhit, njëlloj si me Call Center-at e fasonët, kjo qeveri ka vënë interesin e pushtetit para atij të qytetarëve,

“Deshtimi i pushtetit qe nuk mendon as per personelin mjekesor. 21 rastet e reja të të infektuarve me Covid-19, të publikuar sot vërtetojnë më së miri faktin se në këtë epidemi, shqiptarët u braktisën nga shteti i tyre, se pushteti punoi pa një strategji, pa një plan. Shqiptarët sakrifikuan e vazhdojnë të jenë të izoluar, ndërsa pushteti punoi dhe vazhdon të punojë me llogari të ngushta përfitimi politik e financiar.

13 rastet e reja të evidentuara në QSUT provojnë se stafi mjekësor, përtej propagandës së ERTV, është lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në shtresën më të rrezikuar nga Covid dhe vektor transmetimi tek familjarët e kontaktet e tyre.
E kemi evidentuar me forcë, në mënyrë të përsëritur e që në krye të herës domosdoshmërinë e pajisjes me mjete mbrojtëse si dhe testimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor, si mënyrë për t?i garantuar sigurinë për të përmbushur misionin e tyre, por edhe siguri për vetë pacientë, familjarë e kontakte të këtij personeli.
Njëlloj si me Call Center-at e fasonët, kjo qeveri ka vënë interesin e pushtetit para atij të qytetarëve, të cilët kanë meritën se sakrifikuan duke bërë pjesën e tyre, izolimin”, thotë Spahia./CNA.al

Lajmet e fundit nga