LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Presidenti Meta dekoroi kryemyftiun e shkarkuar të Maqedonisë

27 Maj 2020, 17:23, Politikë CNA
Skandali/ Presidenti Meta dekoroi kryemyftiun e shkarkuar të

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi i martesës së kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Sulejman Rexhepit.

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut u celebrua në martesë me një vajzë 50 vite më të re, madje fotot qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale.

Mirëpo sot Këshilli Bashkësisë Fetare Islame e ka shkarkuar nga detyra për shkak të shkeljes së Kushtetutës së BFI-së.

Në nenin 36, thuhet se kryetari i BFI-së shkarkohet kur ?nuk i kryen obligimet për të cilat është zgjedhur, kur qëndrimi dhe puna e tij janë në kundërshtim me normat islame dhe aktet normative të BFI-së, kur punon kundër dispozitave dhe vendimeve të organeve kompetente të BFI-së, kur keqpërdor pozitën në dëm të interesave të BFI-së?.

Por pas gjithë kësaj qëndron një skandal i vërtetë edhe me Presidentin e Republikës shqiptare Ilir Meta. Vetëm një vit më parë, Meta e dekoroi klerikun shqiptar Sulejman Rexhepi me titullin ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut?.

Sipas një njoftimi për mediat, të dhënë nga vetë institucioni i Presidencës, Rexhepi ka përcjellë vlera paqeje, dashurie, dhe harmonie të bashkëjetesës fetare.

?Dekorohet për meritat e tij në promovimin e vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare. Në vlerësim të mbrojtjes së interesave dhe jetës fetare islame mes shqiptarëve, të kujdesit për zhvillimin e shkollimit, të institucioneve fetare në frymën kombëtare, si dhe përpjekjeve për mundësimin e urave lidhëse mes mendimit tradicional islam dhe mendimit intelektual e bashkëkohor shqiptar?, thuhej në njoftimin e Presidencës./ CNA.al

Vlerësim për klerikun Sulejman Rexhepi/ Presidenti Meta i jep titullin ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut?

U martua me një vajzë 50 vite më të re/ Zbulohet dhurata luksoze që i dhuroi Kryemyftiu

Tërhoqi 1 milion euro pas martesës me vajzën 50 vite më të re/ Shkarkohet kryemyftiu i Maqedonisë

Lajmet e fundit nga