LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i Luan Dacit/ Reagon ONM: Vendimet e KPA-së nuk duhet të zhbëhen

27 Maj 2020, 19:03, Kronika CNA
Shkarkimi i Luan Dacit/ Reagon ONM: Vendimet e KPA-së nuk duhet të

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka reaguar në lidhje me rastin e gjyqtarit Luan Daci.

Në një reagim për mediat, OMN e pyetur për vendimet e marra nga Daci për dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë, thekson se vendimet janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarrjes, duke nënkuptuar se këto vendime janë të vlefshme.

Luan Daci është pezulluar, pasi po hetohet nga SPAK për falsifikim dokumentash. Ai ka qenë pjesë e dhjetra proceseve në KPA për shkarkimin apo konfirmimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Reagimi i plotë i OMN:

Qëndrim i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) në përgjigje të pyetjeve të marra nga media në lidhje me procesin e vetingut:

-A është e vërtetë që ONM-ja ka hedhur poshtë një kërkesë nga një vlerësues për të marrë në konsideratë veprime disiplinore ndaj z. Daci?

Kundër z. Daci janë ngritur akuza në vëmendjen e vëzhguesve ndërkombëtarë. Ndërsa faktet i paraprinë fillimit të procesit të vetingut, vëzhguesit, sipas parashikimeve të ligjit të vetingut, nuk ishin kompetentë për të ndërmarrë veprime nga pikëpamja disiplinore. Mekanizmi disiplinor i parashikuar në ligjin e vetingut zbatohet për sjelljen e anëtarëve të institucioneve të vetingut që nga momenti i emërimit të tyre në detyrë e tutje. Sidoqoftë, ONM-ja sinjalizoi se për të vlerësuar lidhjen kriminale, personat që i paraqesin këto akuza duhet t?u drejtoheshin autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri, ashtu siç edhe ndodhi.

A duhet të revokohen të gjitha vendimet e miratuara nga Dhoma e Apelit me një anëtar të dyshuar si mashtrues?

Ne konstatojmë se puna e Dhomës së Apelit ka qenë tërësore në thelb. Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarrjes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye jo i varur nga një individ i vetëm.

Si është e mundur që ONM-ja nuk i ka vërejtur këto çështje për të cilat akuzohet zoti Daci? ONM-ja ishte pjesë e para-vetingut.

Ligji i vetingut dhe kushtetuta shqiptare i atribuojnë një rol specifik monitorimi ONM-së në procesin përpara formimit të institucioneve të vetingut. Vëzhguesit e ONM-së kishin një periudhë prej katërmbëdhjetë ditësh për të shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët dhe më pas nxorën vlerësimin dhe rekomandimet e tyre të arsyetuara (sipas Nenit 7, paragrafi 7 i Ligjit 84/2016). Siç thuhet në secilin parashtrim para parlamentit shqiptar si autoriteti emërues, vlerësimi dhe rekomandimet e arsyetuara të nxjerra për aplikantët u hartuan në bazë të njohurive më të mira të vëzhguesve, si dhe mbi bazën e informacionit të vënë në dispozicion brenda afatit të rreptë të parashikuar me ligj. Për çështjen specifike që lidhet me mosveprimin e pretenduar të z. Dacit për t?iu nënshtruar një veprimi disiplinor gjatë kohës që shërbente si gjyqtar, ONM-ja vëren se në dokumentacionin dhe jetëshkrimin e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017, dhe që u është vënë në dispozicion vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referencë për përvojën e tij profesionale si avokat dhe nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar.

 

 

Lajmet e fundit nga