LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfimi special i Vedat Muriqit: Ja pse dështova në Superligën Shqiptare

27 Maj 2020, 16:22, Sport CNA
Rrëfimi special i Vedat Muriqit: Ja pse dështova në

Vedat Muriqi është një nga sulmuesit më të kërkuar në treguan e merkatos. Në media së fundmi kanë qarkulluar lajme për interesime nga klube prestigjioze si Milan, Inter, Lacio, Totenhem, etj. Ndërkohë së fundmi, në një prononcim live nga Turqia për emisionin ?Fan Zone?, bomberi nga Prizreni foli për situatën aktuale si dhe aventurën në Shqipëri me Besën dhe Teutën, duke u shprehur:

Pandemia dhe penalizimi ? ?Na penalizoi shumë pandemia. Sa kishim marrë hovin dhe kisha performanca të mira edhe individuale. Vazhdoj të stërvitem, është më vështirë të adamtohemi si në fillim të kampionatit. Do të japim maksimumin edhe për ekipin.

Karantina ? ?Ne si futbollistë e kemi pasur të vështirë të gjejmë kohën për familjen. Kam gati 3 muaj që jam me bashkëshorten dhe djalin. Pandemia na ndihmoi në këtë aspekt. Jam stërvitur individualisht online. U ndje mangësia e stërvitjes në këtë periudhë. Shfaqa problem fizike. Brenda 2 javëve besoj do të rikthehem në formën e duhur.

E ardhmja ? ?Unë jam te klubi më i madh të Turqi. Secili klub ka problem finanaciare. Nuk flas dot për merkaton. Kam kontratë 3-vjeçare. Gjithçka varet nga klubi. Ai vendos. Unë jam adhurues dhe tifoz i Fenerbahçes. Në fillim është dëshira e klubit, pastaj dëshira e imja personale.

Shembulli ideal si duhen ngjitur shkallët ? Kam dëshiruar gjithmonë të jem shembull për të rinjtë. Duhet shumë punë, futbolli kërkon shumë sakrifica. Në fillim të karrierës te Besa dhe Teuta kam sakrifikuar shumë. Mbaj mend fjalën e xhaxhait tim: Ti vetëm punon se Zoti nuk ta humb djersën. Këtë këshillë kam për të gjithë brezin e ri.

Aventura në Shqipëri ? Kur kam qenë te Teuta dhe Besa kam qenë 18-vjeç. Kulmin e karrierës e kam arritur 2 vitet e fundit. Asnjë trajner asnjë klub  nuk e largon lojtarin e mirë. Nuk kam qenë aq mirë në atë momente. Kam qenë punëtor dhe punova për të arritur gjithçka. Në atë kohë ka pasur shumë dallime mes futbollit shqiptar dhe atij kosovar. Ishte vështirë për mua që të adoptohesha. Nuk them që nuk më kanë vlerësuar. Nuk kam pasur fat dhe nuk i shfrytëzova rastet që më dhënë.

Kontakte nga Milani dhe Interi? Për mua është krenar të më krahasojnë me një sulmues si Ibra. Nuk jam unë ai që flas për transferimet. Dëshira ima nuk vlen. E gjithë fjala është te klubi. Do jap maksimumin deri në fund të kontratës.

Kampionati në Turqi ? Dy herë e kanë marrë vendimin që do nisë në 12 qershor. Nesër merret vendimi përfundimtar. Mund të vonohet edhe 1 javë më tepër dhe të fillojë më 19 qershor. Besoj se do të jemi gati.

Ndeshja me Maqedoninë e Veriut ? Gjithë futbollistët anë e mbanë . Shembull më i madh është Shqipëria, nëse duam diçka ne shqiptarët e arrijmë. Kemi grup të frikshëm dhe të mirë. Me atë grup unë besoj që do të arrijmë të fitojmë me Maqedoninë dhe të dalim në ndeshjen jetike, për të bërë krenar gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Shqiptaria besoj pret kualifikimin e Kosovës

Lajmet e fundit nga