LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Për gjithologët tanë militantë të sëmurë”/ Kalo mesazh politikës: Mësoni të dëgjoni me vëmendje

27 Maj 2020, 11:12, Politikë CNA
“Për gjithologët tanë militantë të

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh të fortë ku thotë se kur Shqipëria gjendet në një situatë të vështirë jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike.

Mjeku ka cituar Albert Ajnshtain i cili thotë se ?Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua?.

Sipas Kalos, demokracia e vërtetë dhe jo demon-kracija ?Made in Albania?, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve.

?Një rikujtesë në këto ?Kohë Covidiane?, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetsore, POR edhe ekonomike e politike: ?Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.? (një thënie nga ?i pak dituri? Albert Ajnshtain)?. Demokracija e vërtetë dhe jo demon-kracija ?Made in Albania?, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!”, shkruan Kalo./CNA.al

Lajmet e fundit nga