LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panucci i jep fund pushimeve, ja cilën skuadër do të drejtojë ish-trajneri i Shqipërisë

27 Maj 2020, 09:56, Sport CNA
Panucci i jep fund pushimeve, ja cilën skuadër do të

Christian Panucci është një emër shumë i dëgjuar për futbollin shqiptar pasi ai e drejtoi Kombëtaren tonë në periudhën 2017-2019. Megjithatë nuk mundi të jetë i suksesshëm duke bërë që Shqipëria të ulë ndjeshëm rendimentin e lojës në fushë, ndërsa humbjet e vazhdueshme dhe madje edhe me rezultate të thella si ajo 0-4 ndaj Skocisë bën që largimi të ishte i pashmangshëm.

Harmonia në grup mungonte dhe tekniku italian nuk arriti të gjente dot çelësin e komunikimin me lojtarët. Por mesa duket, eksperienca me Shqipërinë është hedhur pas krahëve, teksa Panucci ka vendosur t?i japë fund pushimeve dhe është drejt një aventure të re. E ardhmja e tij pritet të jetë në Belgjikë ku raportohet se është në bisedime me ekipin elitar Standard Liege. Gazetari Nicolò Schira shkruan në ?Twitter? se ish-trajneri i kuqezinjve mund të ulet në stolin e Standard Liege. Ndërkohë kujtojmë se kampionati në Belgjikë u pezullua përfundimisht, ndërsa ekipi që mund të drejtohet nga tekniku Italian e mbylli në vendin e 5-të, i cili i mundëson një biletë për në kualifikueset e Europa League.

Lajmet e fundit nga