LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paga e luftës/ Ibrahimaj: Edhe nëse nuk aplikojnë bizneset, atyre që i takon do i kalojë automatikisht

27 Maj 2020, 14:42, Politikë CNA
Paga e luftës/ Ibrahimaj: Edhe nëse nuk aplikojnë bizneset, atyre

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ka treguar një ndryshim në paketën e dytë ekonomike.

Ibrahimaj deklaroi se tashmë aplikimi për pagë lufte është i hapur deri më 5 qershor. Sipas saj, edhe nëse nuk aplikohet nga bizneset, paga e luftës 40 mijë lekë të reja, do i kalojë automatikisht atyre që u takon.

?Ne kemin ndjekur me kujdes ankesat si nga individët dhe tatimpaguesit që nuk kanë përfituar dot nga paketa e dytë. 38 mijë individë të larguar në mars- prill nga puna. Këta individë që janë larguar do përfitojnë nga paga e luftës që nga momenti i miratimit.

Të gjithë që do jenë përfitues të këtij ndryshimi që do të kenë mundësi deri në 5 qershor të aplikojnë. Pas datës 5 qershor nëse bizneset nuk do të aplikojnë,  atëherë pagën e luftës do ua kalojmë automatikisht, duke arritur vlerën e 176 mijë personave?, tha drejtoresha e Tatimeve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga