LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk më erdhi në emision”/ Rudina Xhunga tregon pyetjen që nxehu Sali Berishën

27 Maj 2020, 10:37, Politikë CNA
“Nuk më erdhi në emision”/ Rudina Xhunga tregon pyetjen

Gazetarja Rudina Xhunga, ka treguar një detaj, në lidhje me një pyetje që i kishte drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

E ftuar në emisionin e Mustafa Nanos, Xhunga tha se në një intervistë i ka drejtuar Sali Berishës një pyetje që lidhej me origjinën e tij, fshatin Viçidol të Tropojës. Por, sipas saj, kjo nuk i ka pëlqyer aspak ish-kryeministrit, duke bërë që mos t?i shkonte në emision për shumë kohë.

Rudina Xhunga: Unë i bëra në një intervistë, një pyetje që mu duk e bëshme. E pyeta: ?Ju vini nga një fshat në Tropojë, a ju ka kompleksuar ky fshat??. Ai pati një reagim që nuk e prisja. Dhe nuk më erdhi për intervista për shumë kohë.

Mustafa Nano: E ka kompleks vendin e origjinës. Berisha s?ka folur kurrë në 30 vite për fshatin e vet.

Xhunga: Dhe bën gabim, se ka një fshat fantastik. Ti je shtëpia ku linde.

Nano: Kur e kanë pyetur çfarë kujton nga fëmijëria, ka thënë: ?Unë kujtoj kuajt, ujërat dhe tingujt e këngës padam padam.? Shiko sa të thellë e ka kompleksin, që nuk përmend çiftelinë.

Xhunga: Vëllait të Sali Berishës ime më i ka dhënë mësim, dhe ka të njëjtin dashuri për atë vend. Unë kur vajta e vizitova pata të njëjtin mendim, ishte i jashtëzakonshëm.

Pastaj varet kur me kalimin e kohës njeriu fiton një lloj sigurie dhe për kujtimet. Njerëzit janë bërë lider edhe për shkak të karaktereve, për shkak të gjërave që kanë urryer, grave që kanë patur apo kanë, një lider pa kuptuar karakterin s?është kurrë i kuptueshëm.

Lajmet e fundit nga