LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Artan Fuga/ Shkuan kafshët të votojnë

27 Maj 2020, 07:27, Politikë CNA
Nga Artan Fuga/ Shkuan kafshët të votojnë

Në një kohë kur ?Reforma Zgjedhore? është në qendër të diskutimeve, akdemiku Artan Fuga ka zgjedhur të tregojë të gjithë llojet e votuesve.

Përmes një dialogu mes kafshësh, Fuga përshkruan votuesit dhe mënyrën e tyre te votimit nëpër zgjedhje duke dhënë një panoramë të asaj çfarë ndodh në Shqipëri.

?Gomari : Ku di unë ç?a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.
Derri : Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgryhem?
Miu : Aman ta hedh votën sa për t?u dukur se votova që mos më thonë po ti o mi përse qendron në vrimën tënde???
Dhelpra : T?ja jap votën ariut se është leshko.
Papagalli : Unë votoj gjithmonë njësoj jam besnik, nuk di slogane të tjera.
Delja : Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.
Lakuriqi i natës : Cfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!
Iriqi : Unë votoj për inat, ngre gjëmbat përpjetë dhe mendja s?më punon fare. Mos më nxehni po ju them!
Breshka : Kushdo të fitojë mua s?më bën dot gjë se kam zhguall unë, të tjerët kush po çan kokën për ta!
Majmuni : Unë votoj me imitim, si të votojë derri.
Kërmilli si hermafrodit : Unë nuk votoj se jam i depolitizuar.
Elefanti : Kushdo që të fitojë as më bëhet vonë fare.
Kali : Tani që do t’a kalojnë lumin, pas votimeve, mua do të më dhjesin.
Tigri : Siiiiii, vota ime e barabartë me atë të miut!!! E çfarë demokracie është kjo?
Luani : Votoni, votoni edhe këtë radhë sepse unë do bëj mbretëri.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga