LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këpucët e kryetarit dhe nevoja për ndryshime kushtetuese

27 Maj 2020, 07:09, Opinione CNA
Këpucët e kryetarit dhe nevoja për ndryshime kushtetuese

Nga Arben Berisha

Mir’ mo mir, të dëgjova….. po a s’më thua, mbi çfarë kritere vendoset sot për sot emri i dikujt në Listën e kandidateve për Deputet?
Për shembull, ç?vlera ka ai emri i 3-të në Listë më shumë se emri i 4-t? Kush i bëri matjet? Apo emri i 22-të mbi të 23-n? Kush e peshoji dhe çfarë etaloni përdori? Ky që bêri matjet a është vet në Listë për Deputet? Dhe nëse është, i sati është? Hej belá!! U komplikua fare kjo punë! Po personi i fundit fare në Listë, ç?kritere ka përmbushur, apo “s’ka permbushur”?

A është emri i fundit në Listë “halabaku” i Listës, apo “më-pak” servili i Kryetarit, por gjithsesi është servil përderisa arriti të futet në Listë? E shikon sa e ndërlikuar bëhet situata? Kush vendosi që ai/ajo kandidat të ketë karrierë, ndërkohë që dikush tjetër me më shumë vleresim popullor, apo aftesi profesionale, apo eksperiencë drejtuese, apo manaxhuese, as nuk bëhet llaf të jetë në Listën e Kryetarit? Kush tha se vetëm Kryetarët e rradhës e dinë se cili është më i duhuri për Deputet, dhe mbi të gjitha, ky Kryetari i njeh fiks 139 copë!

Kur mundohesh të gjesh pëgjigje për kto çudira, natyrshëm të lindin edhe disa pyetje konkrete: Kush llustroji këpucët e Kryetarit? Kush lëpihu këpucët e Kryetarit? Kush i bleu këpucë të reja Kyetarit? Kush i dha këpucët e veta Kryetarit? Kush u shtri në baltë për të kaluar Kryetari pa j’u bërë atij këpucët pis? Kush po e mban kalapiç Kryetarin? Këto jan pyetje të rëndësishme që lindin direkt nga formula e përdorur në renditjen e Listës.

A s?më thua, sipas “kritereve” të partisë tënde, a quhet kjo formulë e një demokracie përfaqësuese, apo selektive? Se kur shikoj emra të çuditshëm, që nuk kan lidhje fare me politikën, bazën, trurin, llogjikën apo shqisat e tjera, më bën të mendoj se dikush nga Lista është marr me kepucet e Kryetarit. Ndryshe, si shpjegohet që ajka e Shoqërisë anashkalohet ndërsa fundi i kazanit vleresohet? Ja pra, këto jan pyetje që asnjë Kryetar nuk do t?i përgjigjet sepse dalin zbuluar.

Prandaj o popull, duhet të ndryshojmë Kushtetutën, që të ndryshojmë Kodi Zgjedhor.
Duhet të kemi 111 Zona Elektorale, ku kandidatet të votohen direkt nga populli!
Kështu, kursejmë 20% të harxhimeve të Parlamentit. Jemi konvertuar në Republikës qokash, ku Kryetarët kryejn detyrimet e familjes, miqësisë apo ortakësive, me emërime në Lista deputetësh që përveç ngarkojnë buxhetin e Shtetit, nuk din as nga lidhet gomari. S’duhet të ketë më votë “për partine” , pra, votë propocionale ku partive ?autobuz? i hidhet një kockë që të nxjerrin Kryetaret e tyre Deputet.
Filozofia e duhur është kjo: kush ka aftesi apo dëshirë per karriere politike, le të dali e të marri vleresimin e elekoratit – ME VOTE DIREKTE, jo me servilizem ndaj Kryetarit të partise përkatëse!!

SISTEMI I LISTAVE TË SERVILAVE PER DEPUTET DUHET TË ZHDUKET NJË HERE E MIRË!
LE TË VENDOSI POPULLI SE CILËT JAN ATA QË DUHET TË NA PERFAQESOJNË – ME VOTË DIREKTE.
Atëhere do shikoni sesi me implementimin e një sistemi të drejtë demokratik do zhvillohet Shoqëria.

Lajmet e fundit nga