LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-futbollisti i Serisë A: Ronaldinho ma dha fanellën vetëm që mos e goditja me shkelma

27 Maj 2020, 13:15, Sport CNA
Ish-futbollisti i Serisë A: Ronaldinho ma dha fanellën vetëm

Ronaldinjo dhuronte spektakël në fushën e lojës dhe për kundërshtarët ishte një makth i vërtetë ta kontrollonin atë. Ndaj, shpeshherë mënyra më e mirë për të ndalur ?magjinë? e brazilianit, ishin shqelmat. Kështu, ish-futbollisti i Katanias, Pablo Alvarez tregon një episod me Ronaldinjon në kohën kur ky i fundit aktivizohej me Milanin.

?Pasi përfundoi pjesa e parë mes Milanit dhe Katanias në San Siro, teksa po shkonim në dhomat e zhveshjes, në tunel më afrohet Ronaldinjo. Heq fanellën dhe ma jep, ndërsa më thotë: ?Merre Alvarez, por të lutem mos më godit më?. Ai ishte një futbollist të cilin e kishe të pamundur për ta ndalur, një nga më të mirët në histori?, u shpreh ish-mbrojtësi.

Por, Alvarez gjatë karrierës së tij ka pasur mundësinë të përballej edhe me Mesin teksa është aktivizuar në La Liga me Real Zaragozën. ?I thashë Mesit se ishim patriot dhe që ai nuk duhej të më bëntë të dukesha keq. Filloi të qeshte me të madhe, në fund ia dola që të kem në koleksion edhe fanellën e tij. Më e vështirë të markoje Mesin apo Ronaldinjon? Në atë mbrëmje Mesi luajti në krahun tjetër të fushës dhe nuk pata probleme. Dinjo ishte i pandalshëm?, u shpreh Alvarez.

Lajmet e fundit nga