Connect with Us

“Infermierja me Covid-19 refuzoi izolimin”/ Pipero tregon si u infektuan pacientët dhe stafi mjekësor

Shëndeti

“Infermierja me Covid-19 refuzoi izolimin”/ Pipero tregon si u infektuan pacientët dhe stafi mjekësor

Publikuar

-

Mbyllja e kufijve për Shqipërinë/ Habit Pipero: U ndëshkuam se dhamë shifra të sakta

Mjeku Pëllumb Pipero, ka treguar mbrëmjen e sotme se si u infektuan 13 pacientë dhe staf mjekësor në QSUT.

Infeksionisti rrëfeu se kishin hasur shenja të Covid-19 te një infermiere dhe i kishin këshilluar asaj që të vetëizolohej, por sipas tij infermierja nuk i kishte dëgjuar.

Pipero tha në emisionin “Open” se si shkak i saj virusi ka prekur edhe pacientët dhe kolegët që kanë pasur kontakt me të.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ "5 pacientë të tjerë u shëruan sot"

“I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk e dimë ku e ka marrë infeksionin. Ka shfaqur shenja të Covid-it. Ndërkohë po hetohet rasti se ku mund ta ketë marrë. Personeli mjekësor nuk duhet të humbasë vigjilencën”, deklaroi mjeku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Rakacolli zbulon skenarët/ Çfarë ka parashikuar Komiteti Teknik nëse rriten shifrat

Publikuar

-

Nga

Marrja e masave kundër Covid/ Rakacolli: Shqipëria nuk ka një sistem shëndetësor të fortë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëkohësisht drejtuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka folur për situatën shëndetësore në vend.

Rakacolli tha se vjeshta dhe pragdimri po shoqërohet edhe me një rritje të numrit të të infektuarve, ashtu siç ishte parashikuar që më parë.

Teksa u pyet në Ora News për kapacitetet spitalore, zv.ministrja tregoi skenaret që ka përgatitur Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vazhdojnë skenarët në varësi të numrave. Skenarë të cilët ne I kemi parathënë. Kemi thënë që, në momentet që kapacitetet spitalore të dedikuara për Covid brenda qytetit të Tiranës, nuk arrijnë të përballojnë flukset që kërkojnë trajtim spitalor, fillojnë edhe spitalet rajonale. Në skenarin e parë janë 5 spitale rajonale, në skenarin e dytë hyjnë 3 spitale të tjera dhe pastaj kemi edhe skenarin që hyjnë edhe tre të tjerë.

Në total shkohet në 1600 shtretër të dedikuar për pacientë me Covid, nëse do të kenë nevojë që të jenë të tërë në të njëjtën kohë, ndërkohë që ne kemi rezervuar edhe disa kapacitete të tjera që të shpresojmë që nuk do të përdoren kurrë. Por po të ketë nevojë do të vemë në funksionim”, theksoi Rakacolli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

”Ka dyshime për vaksinën e Covid-19”/ Mjeku shqiptar në Itali: Spitalet janë të tejmbushur

Publikuar

-

Nga

''Ka dyshime për vaksinën e Covid-19''/ Mjeku shqiptar në Itali: Spitalet janë të tejmbushur

Pandemia e Covid-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Itali, dhe këtë fakt e tregojnë shifrat ditore që raportohen nga strukturat shëndetësore.

Mjeku shqiptar në Itali, Rezart Sulçe, tha për Euronews Albania se vala e dytë e Covid-19 po shfaqet më agresive. Sipas tij, ky trend faktohet nga numri i vdekjeve, rasteve të reja, por edhe i shtrimeve në spitale.

“Në Italia situata është e rëndë, edhe vala e dytë është më e rëndë së vala e parë. Sot kemi 700 të vdekur dhe 37 mijë raste të reja. 15 % e personave që bëjnë testin dalin pozitivë. Spitalet janë të tejmbushur dhe terapitë intensive janë të tejmbushura dhe ata janë në kapacitetin maksimal”, tha ai.

I pyetur për protokollet shëndetësore që ndiqen nga Italia për të kuruar të prekurit me Covid-19, mjeku kirurg theksoi se nuk ka një protokoll standard.

“Ajo që mund të them është se protokollet e trajtimit janë protokolle rajonale, kombëtare dhe protokolle eksperimentale të vetë spitalit. Trajtimi ka ndryshuar gjatë këtyre muajve, sepse bëhen studime të reja”,  shtoi ai.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari publikon foto me Piperon/ Jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  "Virus idiot"/ Sadna shfaqet për herë të parë pasi u infektua me Covid-19

Ai u shpreh së në shtetin fqinj pacientët fillimisht i referohen mjekut të familjes, dhe pas konsultimeve ata mund t’i drejtohen spitaleve ku trajtohen të infektuarit me coronavirus. Gjithashtu, referuar bisedave me kolegët e tij, mjeku kirurg u shpreh se ka një dozë të shtuar mosbesimi ndaj vaksinës.

“Në Italia duhet t’i referohesh mjekut të familjes, dhe pastaj ai të referon nëse je për të shkuar në spital. Duke qenë se janë shtuar rastet me Covid-19, ka rënë trajtimi i sëmundjeve të tjera. Ka optimizëm, dhe flitet që nga janari do të vijnë mbi 1 milion doza për mjekët, infermierët dhe personat që janë më në rrezik. Lajmi është pritur me entuziazëm, por shumë kolegë të mi janë dyshues për sigurinë e kësaj vaksine, duke qenë se koha ka qenë shumë e shpejtë e zhvillimit të saj, por duhet të kemi besim dhe ta bëjmë”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Fotot nga morgu i Tiranës/ Reagon Mjekësia Ligjore: Inskenim i neveritshëm

Publikuar

-

Nga

Fotot nga morgu i Tiranës/ Reagon Mjekësia Ligjore: Inskenim i neveritshëm

Mbrëmjen e sotme në media kanë qarkulluar disa foto nga morgu i Tiranës, ku shihen disa viktima të lëna në tokë.

Këto foto kanë shkaktuar indinjatë, pasi ka ardhur edhe një reagim i fortë i Mjekësisë Ligjore.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali, deklaron se ky është një inskenim i neveritshëm, ndërsa e cilëson publikimin e këtyre fotove një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit.

Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut!

Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE