LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edmond Panariti: “Zgjedhjet në Universitete, si "projeksion" i atyre vendore dhe politike!

27 Maj 2020, 15:38, Politikë CNA
Edmond Panariti: “Zgjedhjet në Universitete, si

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kërkon kthimin e vëmendjes edhe tek ajo cka po ndodh në Universitete, të cilat kanë mbetur zyrtarisht pa drejtues, ndërkohë që nuk ka ende një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

?Zgjedhjet në Universitete, si “projeksion” i atyre vendore dhe politike!

Universitetet publike, janë pa drejtues!

Sepse mandati i tyre ka skaduar.

Situata e pandemisë, ndërkohë duhet të kishte vënë në veprim në Universitete, mekanizma të tjerë siç mund të ishte nxjerrja e akteve normative provizore, për delegim të përkohshëm të mandateve të drejtuesve universitarë në të gjitha nivelet.
Për të ndalur kaosin dhe konfuzionin e krijuar në këto qëndra elitare të dijes dhe të shkencës !
Ndërkohë, nuk kemi ende një datë të shpallur të zgjedhjeve në Universitete, tashmë pa drejtues dhe pa të zgjedhur.
Fokusi i politikës sot është reforma zgjedhore dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe përfaqësuese!
Por ndërkohë në qendrat tona elitare të dijes dhe të kërkimit nuk jemi në gjëndje të bëjmë zgjedhje!
Një “projeksion” i zymtë ky edhe për zgjedhje kombëtare.?/CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga