Connect with Us

12 javë pandemi/ Manastirliu bën bilancin: I kemi një borxh mjekëve

Shëndeti

12 javë pandemi/ Manastirliu bën bilancin: I kemi një borxh mjekëve

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real story”, teksa ka folur për rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19, ka bërë dhe një bilanc të situatës nga fillimi i pandemisë.

Manastirliu tha në të gjithë vendin janë 20 vatra aktive dhe se këto 12 javë pandemi ishin një sprovë për sistemin shëndetësor.

“Është e vërtetë që ka pasur rritje të rasteve të prekura dhe dy humbje jetësh, që tregon se rreziku është potencial dhe masat duhet të vazhdojnë. Nuk kemi një situatë, që mund të na çojë në një parashikim të keq, por patjetër që i kemi pritshmëritë tona. Ne do të përballemi me raste të Covid në vend, ku 50% e rasteve pozitive janë në kryeqytet. Në të gjithë vendin kemi 20 vatra aktive, familjare dhe vatra të punës.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova regjistron 43 raste të reja

Gjithë plani ynë në raport me planin e rihapjes së ekonomisë, jetës sociale, përkthehet në një qëllim të caktuar, që nuk është qëllim në vetëvete ai i hapjes, por të mësuarit me rregullat e reja, që duhet të absorbohen nga të gjithë ne.

Për të bërë një bilancë pas 12 javësh të epidemisë, këto 12 javë ishin një sprovë e sistemit shëndetësor, por edhe gjithë investimeve që janë bërë në këtë sistem. Rasti më i çmuar janë mjekët dhe infermierët, ndaj të cilëve kemi një borxh. Ata e kanë treguar veten se janë në lartësinë e detyrës dhe këtë situatë e kanë përballuar mbështetur në sistemin shëndetësor dhe qeveria shqiptare”, tha Manastirliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Mbërrijnë të tjera doza Pfizer në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Mbërrijnë të tjera doza Pfizer në Shqipëri

Kanë mbërritur në aeroportin Nënë Tereza të tjera doza vaksinash Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i  cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se janë 11.70 doza që kanë ardhur, duke e çuar në mbi 1 milion sasinë totale të vaksinave anti Covid në vendin tonë.

Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani.

Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Udhëtimi drejt Greqisë/ Ambasadorja shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga ka folur për masat anti covid-19 dhe kushtet që duhen për të udhëtuar në vendin fshqinjë.

Në një intervistë për “Radari Informativ” ajo u shpreh se deri tani me lehtësimin e masave për hyrjet nga Shqipëria situata paraqitet e qetë.

Përsa i përket kushteve të cilat duhen të plotësohen për të kaluar në Greqi  Hajdaraga theksoi se janë paisja me formularin PFL, certifikatë vaksinimi dhe test negativ.

Duke filluar nga data 19 qershor Greqia ka hequr kufizimet për hyrjet nga Shqipëria. Deri tani situata në kufi paraqitet e qetë. Të gjithë shtetasit shqiptarë që duhet të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të jenë të pajisur me formularin PLF të vlefshëm, që mund ta gjejnë më faqen travel.gov.gr.

Gjithashtu duhet të kenë vetëm një nga këto dokumente, certifikatë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orësh, test Rapid negativ brenda 48 orësh ose certifikatë të diagnozës pozitive të Covid-19 nga dy deri në 9 muaj. Theksoj se këto masa janë për kufijtë tokësore. Pra Kakavija lejon deri në 1500 hyrje në ditë, Qafë Bota deri në 250 hyrje, Kapshtica deri në 400 hyrje vetëm për punonjësit sezonal”, u shpreh Hajdaraga.

LEXO EDHE:  “Nuk e gjete një charter për Koçon o Edvin”/ Paloka: Kryeministri e përdor avionin për udhëtime qejfi

LEXO EDHE:  Situata nga Covid në Shqipëri/ Ulet numri i infektimeve, shënohen 9 viktima

Gjithashtu ajo u shpreh se pas datën 1 Korrik do të ketë masa të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë.

Pas datës 1 korrik besoj do të kemi rregulla të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë. Gjithashtu duke filluar nga 22 qershori do të fillojnë fluturimet direkte 2 herë në javë nga Tirana në Kretë, gjithashtu do të kemi edhe fluturime të përditshme Tiranë-Athinë”, sqaroi Hajdaraga./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Situata nga Covid-19 çdo ditë e më shumë po lehtësohet duke rënë numri i të infektuarëve. Por shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se edhe pse gjendja po përmirësohet masat anti covid nuk mund të hiqen dot 100%.

I ftuar në “Radari Informativ”, ai theksoi se situata po analizohet nga Komiteti çdo 15 ditë. Brataj theksoi se vigjilenca nuk duhet ulur sidomos nga dominimi i variantit Delta në botë.

“Kemi hequr tamponin se një person që niset me pushime nuk niset i sëmurë. Ka rregulla nga vendet që do të kthehen. Ky virus është shfaqur në Itali… ne çdo 15 ditë po lirojmë masat. Dy vjet para pandemisë ndërpritej muzika pas orës 24.00. Është e papranueshme, nuk mund t’i heqim të gjitha masat kur virusi është ende prezent. Te njerëzit pa shenja dhe simptoma, përqindja e negativ është e lartë, në tamponët që u bënë përqindja ishte e lartë. Dilnin negativë dhe pas disa ditësh sëmureshin”, u shpreh Brataj.

LEXO EDHE:  Mjekët në vijën e zjarrit/ Arjan Harxhi: Kemi nevojë për mbështetje
LEXO EDHE:  Pandemia/ Amerikanët do të marrin në gusht edhe 1200 dollarë shpërblim

Ai foli për variantin e ri të Covid, atë indian, ku u shpreh se e gjithë bota është e rrezikuar nga ky variant i virusit ndërsa nuk e fshehu shqetësimin se mos ndoshta vjeshta na pret me rritje të rasteve me këtë mutacion të virusit.

Shoh gjithë botën të rrezikuar. Vera krijon serbatorë të rinj të infektuarit me një variant të ri. Analiza e mirfilltë është diçka tjetër. Realiteti është i lidhur me interpretimin epidemiologjik të situatës. Në qoftë se shtatë vetë shtrohen në spital duhet të ketë të paktën 140 të infektuar. Njerëzit nuk kërkojnë më tampon. Ata që sëmurën i shkojnë spitalit kur s’kanë nga t’ia mbajnë më. Problemi është çfarë po ndodh rreth nesh? Varianiti indian po merr gjysmën e botës. Po na afrohet nga Rusia, Indonezia. Portugalia ka shumë raste, Anglia”, shtoi Brataj./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE