LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj i përgjigjet Ylli Ndroqit/ Nuk i honeps trafikantët me dy emra

26 Maj 2020, 13:36, Politikë CNA
Veliaj i përgjigjet Ylli Ndroqit/ Nuk i honeps trafikantët me dy emra

Pronari i Ora News, Ylli Ndroqi, në një shkrim të publikuar sot në median e tij, akuzonte për shantazh kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndër të tjera Ylli Ndroqi theksonte se ?Lali Eri, ke gjetur rrugën e gabuar dhe njeriun e gabuar për të shantazhuar dhe për të ndaluar lajmet e gazetarëve. Nuk mund të shantazhosh media duke hetuar rrethin miqësor dhe duke u hakmarrë tek të punësuarit që me punën që bëjnë sigurojnë rrogën për të ushqyer fëmijët dhe familjen e tyre. Në media publikohen lajme. Shantazhi është rruga më e gabuar për të ndaluar të vërtetën. Nëse kërkon të bësh shantazh merru me mua.?

Por, ndërkohë ka ardhur reagimi nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se nuk honeps trafikantët dhe as nuk i vënë dot gjoba ata me dy emra.

?Kush më njeh, e di si dritë e diellit që trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë. Kjo vlen për të gjithë, edhe për ata me dy emra që vënë gjoba me maska ekranesh. Ta harrojnë! Jam zgjedhur nga shumica e popullit & u shërbej veç atyre!?-shkruan Erion Veliaj./ CNA.al

Ylli Ndroqi akuzon Erion Veliajn për shantazh

Lajmet e fundit nga