Connect with Us

“Si puna e Luan Dacit ka plot aty”/ Ish-ministri i Ramës ngre dyshimet e forta: Mjaft më me telenovela

Politikë

“Si puna e Luan Dacit ka plot aty”/ Ish-ministri i Ramës ngre dyshimet e forta: Mjaft më me telenovela

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka komentuar rastin e gjyqtarit të pezulluar nga KPA, Luan Daçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se fakti i emërimit në atë detyrë me dokumenta të pavërteta, jo detyrimisht fallso, duhet të mjaftonte për ta shkarkuar zotërinë nga detyra publike që mban.

“”Nuk duhet të shfokusohemi”.
Jam totalisht dakort me këtë ftesë të Ambasadës Amerikane.

Zoti Luan Daci është marrë në përgjegjësi penale nga SPAK për fallsifikim të dokumentave të kandidimit për anëtar i KPA. Opinioni pret fundin e gjyqit nëse do dënohet apo jo. Kjo mund të zgjasë me shumë gjasë…

Ndërkohë fakti i emërimit në atë detyrë me dokumenta të pavërteta, jo detyrimisht fallso, duhet të mjaftonte për ta shkarkuar zotërinë nga detyra publike që mban.

Pra fokusi duhet të ishte tek detyra e jo tek fati personal i mbajtësit të saj!

Se mund të dalë që dokumentat nuk janë të fallsifikuara, të paktën jo prej Tij, por kjo nuk e ç’bën faktin që Ai mori një detyrë në kundërshtim me ligjin. Sepse është larguar nga drejtësia me masë disiplinore, QARTËSISHT!”-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se fokusi duhet të jetë tek zëvëndësimi i tij, dhe jo telenovela “dënim e mashtrim”…

LEXO EDHE:  KPK i “preu” kokën/ Vrasja e dyfishtë që fundosi gjyqtarin

Po ashtu Manjani ngre edhe disa dyshime të forta në lidhje me Vettingun, ndërsa thekson se si Luan Daci, ka edhe të tjerë.

“Ndaj fokusi duhet tek detyra, tek zëvendësimi i Tij dhe jo tek telenovela “dënim e mashtrim”…

Ndërkohë askush nuk merret me përgjegjësinë e atyre që e FILTRUAN, VERIFIKUAN,PROPOZUAN e PËRZGJODHËN kandidaturën e Tij!

Si ka mundësi që ASKUSH nuk ka lexuar dosjen e Tij personale në Këshillin e Lartë të Drejtësisë?!

Si ka mundësi që kandidatëve iu kërkua të deklaronin edhe dashnorët e kushërinjve dhe nuk u paskan verifikuar historikun e marrëdhënies së tyre në punë?!

Po flasim për verifikime krejt të thjeshta dhe nuk janë bërë.

E pra ambasadat që medemek dinë çdo gjë, aty ishin bashkë me shqiptarët tanë, por hiç. Asnjë standard nuk garantuan.

Si puna e Luan Dacit ka plot aty.
Evazorë fiskalë, ish të pandehur, të larguar me masa disiplinore e me vërtetime të gjuhës angleze fallso mund të gjeni sa herë ta shkundi thesin e përbërjes së komisioneve të Vetting.

Por tashmë është vonë.
Dëmi u bë.
Askush beson më tek drejtësia e Vetting!

Ky fakt i trishtë është ulur këmbëkryq.”-shkruan Ylli Manjani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngjela habit me deklaratën/ Disa moderatorë janë paguar për të sulmuar Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ngjela habit me deklaratën/ Disa moderatorë janë paguar për të sulmuar Shqipërinë

Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme lidhur me forcimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Ngjela deklaron se në Tiranë dhe Prishtinë disa persona të paguar janë acaruar dhe po reagojnë në mënyrë qesharale madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar.

“Forcimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i ka acaruar shumë antishqiptarët e paguar në Tiranë dhe në Prishtinë. Korrupsioni shqiptar është i tulatur, por ende e ka shpresën te Moska dhe Beogradi. Pikërisht këtu vijnë pagesat që iu bëhen individëve të veçantë për të thënë direkt apo indirekt se çështja shqiptare ka vdekur.

Në Tiranë, e sidomis në Prishtinë, antishqiptatët e paguar janë duke hedhur një valle qesharake, madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar. Kurse sot, shqiptarizmi po progredon përditë e më tepër në Shkup dhe në Malin e Zi. Pavarësia e Kosovës dhe frika e presidentit të Serbisë Vuçiç, është shenja e forcës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.

Avokati pretendon se të paguarit nga Beogradi dhe Athina ishin gjithë shpresë për antishqiptarizëm kur Donald Trump u zgjodh president i SHBA, ndërsa pretendon se nuk dinin të arsyetonin fare politikisht për shkak të nivelit të ulët të inteligjencës.



Ai deklaron se pasi Trump nuk po i mbështeste, ata filluan me pasion të godisnin historinë e Shqipërisë, pa qenë historianë.

“Këta të paguar, që nuk dihet nga iu vjen mllefi antishqiptar, në fakt, si shumicë vijnë nga pakicat etnike, por edhe me prejardhje turke nga Orienti. Në të vërtetë, këta janë të paguar në forma të ndyshme, dhe me mediokritetin e tyre antihistorik, ngrenë së pari tezën që shqiptarët nuk janë autoktonë, dhe nxjerrin në pah falsitetet e një historiografia të marrë serbe. Por, për të qeshur është fakti që, me vete, të paguarit thonë: “njëlloj si ne, edhe shqiptarët, janë të ardhur këtu”; domethënë, njëlloj si këta të paguarit që vijnë nga pakicat etnike ose turqit e mbetur këtu si prejardhje kolonësh disa-qindra-vjeçarë. E kuptoni se me çfarë lloj individësh kemi të bëjmë?!

LEXO EDHE:  Shkarkimi nga Rama i drejtorit të ALUIZNIT në Berat/ Shpërthen ish- ministri: E tmershme

LEXO EDHE:  Shkarkimi nga Rama i drejtorit të ALUIZNIT në Berat/ Shpërthen ish- ministri: E tmershme

Por, po këta, pastaj i vërsulën origjinës së Skënderbeut, dhe na e bëjnë atë me origjinë serbe, kur Gjergj Kastrioti është nga një fis shqiptar solid shekullor, dhe për më tepër, luftën e tij antiosmane, e ka bërë vetëm me shqiptarë e jo me serbë. Të them të drejtën, është turp të polemizosh me këta injorantë të pagur për injorancën e tyre.

E ç’rëndësi ka e vërteta për të paguarit! Dihet, ata nuk flasin për historinë, por për nga mllefi antishqiptar që kanë, dhe, edhe nga paraja që iu paguhet. Shikojeni me kujdes: këta flasin vetëm kundër figurave të mëdha shqiptare që kanë vlerë historike në Perëndim, dhe asnjë fjalë për Esat Toptanin, për shembull, apo për laro të tjerë antishqiptarë që i ka përbuzur historia”, vijon ai.

Më tej, Ngjela shkruan se: “Tani koha ka ndryshuar: janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por do të ketë edhe më; sepse ortodoksët maqedonë, rreth treqind mijë deri tani, po shkruhen si shqiptarë që iu ishte mohuar kombësia. Priten edhe katolikët shqiptarë në Mal të Zi – në Ulqin e kudo – të hyjnë në këtë rrjedhë të re të historisë që po vjen. Prandaj, të paguarit antishqiptarë janë në hall. Po kot mërziten, se, të marrët që i paguajnë, zor që mund të dalin dot ndonjëherë nga marrëzia e tyre antishqiptare”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron Taulant Muka/ Hapja e shkollave do sjellë rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

“Parlamenti të mos ishte mbledhur”/ Taulant Muka: Deputetët duhej të ishin në karantinë  

Studiuesi Taulant Muka ka paralajmëruar rritje të infektimeve me koronavirus një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Duke marrë shkas nga situata në Izrael, Muka thotë se hapja e shkollave do të rrisë më tepër rrezikun për infektime të reja, madje thekson se mund të na çojë deri në vendosjen e masave ekstreme.

Ai thekson se vetëm dy javë pas hapjes së shkollave, Izraeli po mendon të rikthejë izolimin, ndërsa pretendon se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në vendin tonë pa marrjen e masave të duhura.



“2 javë pas hapjes së shkollave, Izraeli njofton se mund të shkojë në izolim kombëtar! Hapja e shkollave kur përhapja e infeksionit në komunitet nuk është e kontrolluar sikurse është situata në vendin tonë, nuk do sjellë gjë tjetër veçse rritje të mëtejshme të rasteve të reja të infektimit dhe më vonë vendosjen e masave ekstreme. Të rinjtë (mosha 10-19 vjeç), edhe pse e kalojnë kryesisht pa komplikacione klinike infeksionin SARS-CoV-2, janë vektorë të rëndësishëm të përhapjes së infeksionit në familje, shkolla dhe komunitet.

LEXO EDHE:  “Duket si pa zgjidhje, por është krejt e thjeshtë”/ Çfarë paralajmëron Manjani

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës sulmon policinë/ Dje korrte hashash, sot magazinon kokainë

Mjafton të shikoni Izraelin ku, pas 2 javësh pas hapjes së shkollave, kuvendi po voton nëse vendi do shkojë sërish në një izolimin kombëtar (lockdoën) 2 javor. Ishte e pritshme pasi hapja e shkollave u bë kur Izraeli kishte mbi 2000 raste Covid në ditë, pra përhapje të infeksionit në komunitet.

Hapja e shkollave është e sigurtë kur nuk ka përhapje komunitare të infeksionit, dhe paralelisht janë kryer të gjitha investimet e nevojshme që sigurojnë respektimin e masave anti-Covid!”, shkruan ai në rrjete sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Publikuar

-

Nga

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër në shkollat e kryeqytetit për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Këtë letër e ka publikuar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila sulmon ashpër Veliajn për këtë gjest.

Zhupa deklaron se nënësit do të gjejnë nesër letrën neveritëse të Veliajt, pavarësisht se në shkollë mund të mos ketë ujë, apo mund të mos jenë marrë masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

“Të dashur nxënës të Tiranës !



Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

LEXO EDHE:  Manjani takon Llallën/ Hetim të pavarur nga ekzekutivi

LEXO EDHE:  Manjani takon Llallën/ Hetim të pavarur nga ekzekutivi

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që t’ju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta bëni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt! Në vend të shoëmerrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mesuesve ! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE