LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Qeveria ka më shumë para se ne”/ Manjani: Asnjëherë nuk bëjmë zgjedhje

26 Maj 2020, 14:12, Politikë CNA
“Qeveria ka më shumë para se ne”/ Manjani:

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka hedhur akuza ndaj qeverisë, teksa po fliste për Reformën Zgjedhore.

Manjani deklaroi se qeveria ka më shumë para se opozita, ndërsa pretendon se kështu i blen votat dhe fiton zgjedhjet.

Sipas tij, në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, por vetëm votime.

?Zgjedhjet blihen nga ata që kanë para dhe me shumë gjasë qeveria ka më shumë para se ne. Vjedhja e qeverisë është vërtetuar.

Ne asnjëherë nuk bëjmë zgjedhje, bëjmë votime. Dhe e dyta me kalimin e viteve pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë gjithmonë më pak e zvogëluar. Sot populli shqiptar zgjedhje bën pak ose aspak, vetëm voton?, tha ish-ministri në emisionin ?Top Talk?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga