LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PS nuk ekziston më”/ Arta Dade bën deklaratën e fortë: Deputetët nuk janë individualitete por kartona

26 Maj 2020, 21:11, Politikë CNA
“PS nuk ekziston më”/ Arta Dade bën deklaratën e

?Brenda PS është bërë një situatë dramatike edhe më keq se çfarë ka qenë?. Kështu pretendon ish-ministrja e Integrimit Arta Dade.

Teksa foli për Teatrin Kombëtar, Dade u tregua e ashpër me socialistët , të cilët i kritikoi për qëndrimin që mbajnë dhe deklaroi se PS-ja nuk ekziston më.

?Ajo parti nuk ekziston. Vendimet i merr vetëm një. Madje po lexoja një studim që ka një shkelje të të gjitha ligjeve dhe normave, pasi vendimet i merr vetëm kryetari i Partisë. Kongresi ishte një show i madh. Çështjet e grave u kuptuan, u dominua nga bashkëshortja e kryeministrit. U bë një show i madh që u nxorën karrige dhe iu kthye kurrizi i Presidencës. Janë bërë ca sjellje që i bënin nxënësit e fillores në klasë që kishin qefmbetje, madje i bënin ato që ishin të dobët?, u shpreh ajo në emisionin ?A Show?.

Më tej, socialistja theksoi se: ?E majta duhet ribërë nga e para. Ka ardhur momenti që pas 30 viteve të brohorasim që ta çojmë Shqipërinë atje ku e duan shqiptarët?.

Socialistja nuk kurseu as deputetët për të cilët tha: ?Deputetët nuk janë individualitete por janë kartona?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga