LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hipoteza e çmendur për rifillimin e Serisë A, nis me javën e prapambetur

26 Maj 2020, 10:29, Sport CNA
Hipoteza e çmendur për rifillimin e Serisë A, nis me javën

Dëshira për të rifilluar kampionatin italian është e madhe, por ende nuk ka një datë zyrtare për këtë gjë. Do të vendoset në ditët e ardhshme kur të gjithë aktorët e futbollit në Itali do të kenë një takim të enjten me ministrin e Sportit për të kuptuar kur dhe si do të rifillojë kampionati. Ditën e nesërme do të zhvillohet asambleja e përgjithshme e futbollit italian, ku do të diskutohet situata.

Ideja e Ligës është rinisja e kampionatit me 4 ndeshjet, të cilat ishin shtyrë për shkak të Koronavirusit. Bëhet fjalë për duelet: Atalanta-Sasuolo, Inter-Sampdoria, Verona-Kaljari dhe Torino Parma, të cilat duhet të zhvillohen në datën 13 qershor. Kjo përflitet si data fillestare për nisjen e kampionatit, ndërsa java e plotë (e 27-ta) do të rinisë një javë më vonë.

Kjo gjë do t?i lejojë të gjitha skuadrat e kampionatit italian që të rinisen si të barabarta më 20 qershor dhe nuk do të ketë më asnjë justifikim për të ardhmen. Duhet thënë se kalendari do të jetë shumë i ngjeshur dhe për këtë fakt nuk do të ketë më data të lira për të zëvendësuar ndeshjet e prapambetura. UEFA u ka dhënë urdhër kampionateve që duhet të përfundojmë më 2 gusht, prandaj duhet të jenë të qarta në planifikimin e kalendarit.

Pasi të përfundojnë kompeticionet në Itali, atëherë do të ketë hapësirë që 5 skuadrat e Serisë A të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kompeticionet europiane. Interi do të ketë kalendarin më të ngjeshur sepse, përveç ndeshjes së prapambetur me Sampdorian, do të luajë edhe sfidat nëEuropa Ligë kundër Getafes dhe në Kupën e Italisë kundër Napolit në gjysmëfinalet e kthimit.

Lajmet e fundit nga