LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gripshi "kërcënon" rivalët: Që në dy ditët e para shihet që jemi në formë

26 Maj 2020, 10:13, Sport CNA
Gripshi "kërcënon" rivalët: Që në dy

Te Skënderbeu e kanë pritur me padurim kthimin në fushën e lojës, për të vazhduar kampionatin aty ku e lanë, pasi janë kthyer përsëri një skuadër me pretendime për podiumin e klasifikimit e pse jo trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Një prej elementëve kryesorë të këtij sezoni, Nazmi Gripshi, në një intervistë për RTSH ka treguar se si e ka përjetuar këtë periudhë, por edhe kthimin më në fund në stërvitje, duke paralajmëruar kundërshtarët se ekipi po gjen shpejt formën edhe pse ka qenë ndër të fundmit që ka nisur stërvitjen.

?Ishte shumë e vështirë se nuk na kishte rastisur të bënim stërvitje aq gjatë në shtëpi. Unë kisha fatin që isha në Durrës dhe kisha edhe fushën e ?Topical? për stërvitje. Mirë që mbaroi e nisëm stërvitjen bashkë përsëri.

Më e vështira ishte që nuk kishte date të saktë për fillimin e kampionatit, por shyqyr që vazhduam se na kishte munguar futbolli. Nuk e di asryen pse, por po të shohësh në lajme njerëzit kërkonin futbollin se është sporti që pëlqehet më shumë në të gjithë botën.

Ndalesa? Shpresoj të mos ndikojë aspak por do të ndikojë se janë dy muaj e ca ditë pushsim. Shpresoj të jemi aty ku e lamë kur filloi COVID-19. Por me programin që na ka dhënë professor Daja, skuadra duket që në dy ditët e para që ështe në nivel të mirë fizik?, tha ai.

Lajmet e fundit nga