LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“Teatri” i Kryemadhit/ Pse shoqërimi në polici ishte vetëm një skenar  

25 Maj 2020, 11:35, Politikë CNA
Video-“Teatri” i Kryemadhit/ Pse shoqërimi në polici ishte

Mëngjesin e ditës së dielë, të datës 17 maj, me një akt të parecedentë forca të shumta policie ndërhynë tek Teatri Kombëtar, dhe më pas fadromat e INUV shembën godinën.

Por, në lidhje me këtë ngjarje ka edhe disa detaje, të cilat të çojnë në dyshime të forta.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha kishin deklaruar se nuk do të lejonin shembjen e teatrit, se duhet ta kalonin mbi trupat e tyre e të tjera si këto.

Por, në fakt ajo që ndodhi është se kur fadromat shkuan për të shembur Teatrin, nuk gjeten aty as trupin e Monës dhe as të Lulit, asnjëri prej tyre nuk ishte aty.

Por më pas në media u shfaq një video, ku pretendohet se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shoqëruar në polici.

Por, ndërkohë vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një studio televizive ka thënë se ?Ka vetëm një sekuencë të filmuar kur shoqërohet kryetarja e një partie, por nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur. Nuk di asnjë arsye për shoqërimin e saj nga forcat e policisë. Jam disi i habitur.?

Pra, kjo deklaratë ngre dyshime se shoqërimi gjoja në polici është një skenar i përgatitur nga vetë zonja Kryemadhi.

Sepse ajo tradhëtoi Teatrin dhe duhej të ishte atje gjatë gjithë natës, së bashku me Lulzim Bashën, por nuk shkoi atje atë natë, iku dhe pas mesnate u akuzua nga Flutura Açka se iu tha edhe njerëzve të shoqërisë civile, largohuni dhe iku edhe vetë në shtëpi.

Sapo Zonja Kryemadhi iku në shtëpi, policia nxori njerëzit dhe e shemben Teatrin.

Zonja Kryemadhi kur pa që zona ishte rrethuar nga policia dhe njerëzit ishin nxjerë jashtë dhe po të shikosh pamjet flimike, ajo ulet dhe më pas ndihmohet nga policët. Futet në furgon dhe pastaj lihet e lirë.

Dhe po të shikosh videon me kujdes duket se Zonja Kryemadhi nuk bën asnjë rezistencë. Shkon vetë dhe hipën në furgon. Është shumë e qetë. Ç?ka tregon se mund ta ketë kërkuar vetë shoqërimin që të justifikojë tradhëtinë e saj.

Pra, zonja Kryemadhi nuk është shoqëruar. Nuk ka shkuar në asnjë komisariat, gjë që të çon në dyshime se gjithçka është bërë që të nxirreshin plane televizive që të jepej si argument, që gjasme po shoqërohej vërtetë zonja Kryemadhi, e cila kishte qënë në betejë me Teatrin.

Në fakt kishte qënë në kokërr të gjumit, pasi kishte ikur dhe i kishte tradhëtuar njerëzit.

E dyta skenari është i tillë dhe mjaft i besueshëm sepse nuk ka asnjë ankimim të zonjës Kryemadhi, për çfarë është shoqëruar, për çfarë është pyetur.

Nga ana tjetër ajo vetë nuk ka thënë asnjë fjalë për shoqërimin nga policia. Pra, nuk e ka kontestuar një gjë të tillë.

Një argument tjetër është fakti se numri dy i opozitës, kryetarja e partisë së tretë kryesore në vend shoqërohet dhe askush nuk reagon. As presidenti që e ka bashkëshorte, as Lulzim Basha që e ka aleate, dhe as vetë Mona.

Ajo ka ndodhur të çon në dyshime se kjo histori mban një erë shumë të keqe dhe se gjithçka ka qënë një shoë spektakolar për të justifikuar tradhëtinë që Mona bëri ndaj Teatrit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga