LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spanja "merr frymë"/ Rihapen nga sot Madridi dhe Barcelona

25 Maj 2020, 09:03, Kosova & Bota CNA
Spanja "merr frymë"/ Rihapen nga sot Madridi dhe Barcelona

Duke filluar nga dita e sotme Madridi dhe Barcelona janë rihapur nën masa sigurie.

Në dy qytetet e mëdha spanjolle janë rihapur parqet, muzetë, kishat dhe baret në natyrë.
Qytetarët do të lejohen të takohen në grupe deri në 10 persona.
Kryeministri Pedro Sánchez njoftoi se vendi do të rihapë kufijtë e tij drejt turizmit ndërkombëtar duke filluar nga korriku.

Spanja tani është në muajin e tretë të emergjencës shëndetësore kombëtare. Deri më tani, ajo ka regjistruar mbi 28,000 vdekje dhe 235,000 raste infeksioni./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga