LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si mund ta zbardhë Ilir Meta, dosjen e mikut të tij trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu

25 Maj 2020, 20:00, Aktualitet CNA

Në disa shkrime të publikuara ditët e fundit, CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se pronari i medias Ora News, Ylli Ndroqi ishte një person me emër të ndryshuar. Dhe referuar raportimeve dhe një dosje hetimore të bërë në Turqi, identiteti i vërtetë i mbajtur në momentin e lindjes së Ylli Ndroqit, pra Xhemail Pasmaçiu, ishte një person i arrestuar për trafik droge në Turqi.

Nga momenti i publikimit e deri më sot ndaj nesh vazhdojnë sharje, sulme, akuza, shpifje, ulëritma, britma, thuajse si një grup i strukturuar kriminal, disa persona në media çfarë nuk po thonë, por asnjëherë dhe në asnjë rast nuk e kanë pranuar a është Xhemail Pasmaçiu, një trafikant droge. Megjithëse ata e kanë pranuar se eprori i tyre është një personazh me të dhëna personale të ndryshuara, por nuk pranojnë se ai është një personazh i dënuar.

Dosjet që do të publikojë CNA.al, ashtu siç kemi bërë ditë pas dite në lidhje me të tjera fakte, aq të vërteta sa edhe vetë ?ushtarët? e tij do të çuditen.
Por, duke lënë mënjeanë mercenarët po i drejtohemi publikisht presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ai njihet si një mik i ngushtë i Zotit Ylli Ndroqi. Janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndoshta presidenti i njeh si një pronar televizioni.
Por, në rastin konkret, për shkak edhe të detyrës që ai ka, edhe pse e ka mik, mund t?i bëjë nder opinionit publik, vetes së tij si president, por edhe mikut që e ka si pronar të Ora News.

Se Zoti President mund të thërrasë autoritetet ligjzbatuese dhe t?iu kërkojë dosjen e plotë të shtetasit Xhemail Pasmaçiu dhe shtetasit Ylli Ndroqi. Këtë e bën lehtësisht duke ia kërkuar INTERPOL-it, në Policinë e Shtetit, SHISH, apo edhe ambasadorit turk në Tiranë, i cili mund t?i dorëzojë dosjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në dhjetor të vitit 1998, kur Ylli Ndroqi edhe pse me të dhëna të ndryshuara ishte arestuar si Xhemail Pasmaçiu.

Ky do të ishte rasti kur Ilir Meta do të na tregonte se vërtetë ?dashuria? e tij ishte Kushtetuta, ligjshmëria dhe opinioni publik duhej të mësonte një herë e mirë se kush trillonte, kush shpifte, kush shantazhonte.


Do të na bënte mirë që ta publikonte në faqen e tij zyrtare të Presidencës, ose dosjen t?ia dërgojë OFL-së. Pra, atë që ofrojnë institucionet shqiptare, sepse atë të Turqisë do ta sjellim nëpërmjet mënyrave dhe formave të tjera në ditët në vijim.

Një këshillë është që miqësisht Zoti President të interesohet po se ka problem edhe në Itali, sepse edhe aty ka pasur një hetim, edhe aty ka pasur një investigim sipas të dhënave konfidenciale që ne kemi dhe avokat në një çështje ka qënë Sekretari i Përgjithshëm i Zotit Rama, Engjëll Agaçi.
Prandaj Zoti President do t?i bënte shumë nder të vërtetës, opinionit publik, duke zbuluar një dosje. Megjithëse ne besojmë dhe mendojmë se Zoti President, Ilir Meta është në dijeni të këtyre fakteve të vërteta./CNA.al

Lajmet e fundit nga