LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA-ja pezullon udhëtimet nga Brazili

25 Maj 2020, 08:06, Kosova & Bota CNA
SHBA-ja pezullon udhëtimet nga Brazili

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime pwr udhëtimet për shtetasit e huaj, që kanë qenë në Brazil në 14 ditët e fundit.

Brazili ka numrin e dytë më të lartë në botë të infektuarve me koronavirusin e ri, gjithsej 363,211.
Deri më tani janë shënuar 22 mijë viktima nga COVID-19.
Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se kufizimet në udhëtim do të ndihmonin që personat e infektuar të mos hyjnë në SHBA.

“Vendimi do të ndihmojë që shtetasit e huaj që kanë qenë në Brazil të mos bëhen burim i infeksioneve shtesë në vendin tonë”, tha sekretarja i shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Kufizimi nuk do të ndikojë në tregtinë midis dy vendeve.
SHBA-ja aktualisht është vendi më i goditur në botë nga pandemia me mbi 1.6 milion raste të infektuarve dhe mbi 97 mijë viktima./CNA.al

Lajmet e fundit nga