LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rimerrni të drejtat tuaja!”/ Bylykbashi thirrje të fortë qytetarëve, pse masat kufizuese janë antikushtetuese

25 Maj 2020, 06:13, Politikë CNA
“Rimerrni të drejtat tuaja!”/ Bylykbashi thirrje të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ka drejtuar një thirrje të fortë qytetarëve, ndërsa thekson se masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria, janë antikushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi sqaron se pse janë antikushtetuese masat e qeverisë si dhe zgjatja e fatkeqësisë natyrore.

?Rimerrni te drejtat tuaja!

Qe nga e diela e sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e ?fatkeqesise natyrore” dhe masat e jashtezakonshme te Kryeministrit Edi Rama jane ANTIKUSHTETUESE. Mbajtja e ketyre masave pertej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqesise natyrore me shume se nje muaj pa nje vendim të ri.

Kufizimi i LIRISE SE LEVIZJES se shqiptareve dhe te gjitha lirive te tjera nga Kryeministri Rama, qe nga dita e sotme 24 maj, ?e ne vazhdim eshte antikushtetues.

Qeveria duhej te kerkonte shtyrje te re 30 ditore me 23 maj, te raportonte ne Parlament per masat e ndermarra nga 24 prilli ?deri me 23 maj, te deshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 dite te tjera gjendja e fatkeqesise natyrore dhe kufizimi i lirive.

Kjo eshte arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhenia e qeverise dhe jo tekat e Rames ne 22.00 te nates ne Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t’ju mbroje te drejtat nga qeveria por harrojeni qe ky Parlament si shtupe lecke ne duart e Edi Rames t’ju mbroje.?-shkruan Bylykbashi.

Më tej, ai thekson se statistikat e Covid-19 nuk justifikojne rrembimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama.

?Qytetare, refuzoni qe “distancimi ?social” i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundesia e tyre per t’u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje LIRINE TUAJ TE LEVIZJES?! Rimerrni te drejtat dhe lirite tuaja!?-përfundon postimin e tij ish-deputeti demokrat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga