LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Rudina Hajdari tregon pse ambasadorja amerikane po tremb politikanët shqiptarë

25 Maj 2020, 17:39, Politikë CNA
Reforma në Drejtësi/ Rudina Hajdari tregon pse ambasadorja amerikane

Deputetja Rudina Hajdari në një intervistë për?Hard Talk? tha se liderët kryesorë politikë në Shqipëri kanë frikë nga Reforma në Drejtësi pasi ambasada amerikane po e mbështet fort.

“Yuri Kim po e tremb politikën shqiptare sepse edhe ajo guxon. Guxon të thotë të vërtetat. Kam marrëdhënie të vazhdueshme me ambasadoren dhe ambasadorët e tjerë, sepse dhe në rolin që kam duhet një bisedë e vazhdueshme. Ajo mendon që beteja për ndryshimin e sistemit është një betejë e drejtë.

Ambasadat nuk munden në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndërhyjnë të sistemi por mund të sugjerojnë dhe rekomandojnë. Ata e kuptojnë të vërtetën, që shumë njerëz kanë humbur besimin te politika shqiptare, tek elita e vjetër, tek ata persona që kanë shumë vite që mbajnë pushtetet?, u shpreh ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga