LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama fiksohet pas filmit “Gangs of London”/ “Më la lidhur deri kur u zgjuan gjelat e Surrelit”

25 Maj 2020, 18:37, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama duket se është fiksuar me serialin ?Gangs of London?, i cili ka në qendër një varg bandash kriminale, mes tyre edhe shqiptare.

Rama ka shfaqur publikisht pëlqimin e tij për këtë serial, teksa ka replikuar në një postim të një prej aktorëve shqiptarë pjesë e serialit, Orli Shuke, i cili  luan rolin e bosit të mafias shqiptare në Londër.

?Sa e mbarova, super, përgëzime,?, shkruan Rama në një prej postimeve te aktorit shqiptar.

?Flm z.kryeministër. Shpresoj t?u ketë pëlqyer gangs,?ia kthen aktori kryeministrit, i cili nuk mjaftohet me një koment, por lë edhe një tjetër për të treguar se sa shumë i ka pëlqyer ky serial.

?Jo më pëlqeu, po më la lidhur dy netë deri kur u zgjuan tërë gjelat e Surrelit. Realisht super dhe më ke bërë krenar. Dhe të lutem falenderoje Pipën nga unë që më pëlqeu komentin. E kam admiruar që nga filmi ?MotherFatherSon?,  dhe jam mahnitur nga tranformimi në Gangs. Shendet e sukses te metejshem megjithe zemer i dashur Orli dhe të lutem mbijetoi sezonit 2,? shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga