LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi kushëririn me mjete të forta/ Arrestohet 25 vjeçari në Tropojë

25 Maj 2020, 21:56, Kronika CNA
Plagosi kushëririn me mjete të forta/ Arrestohet 25 vjeçari

Është arrestuar autori i ngjarjes së mbrëmjes së sotme në Tropojë ku një 29-vjeçar mbeti i plagosur me mjete të forta.

Sipas policisë, ai është shtetasi me inicialetV.P., 25-vjeç, kushëri me të plagosurin.

Sipas policisë plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale.

Më herë, u raportua nga informacionet paraprake se Mark Paplekaj ishte nisur drejt Tiranës pasi gjendja e tij ishte e rëndë.

?Plagosi kushëririn me mjet të fortë, kapet në kohë rekord autori i ngjarjes. Më datë 25.05.2020, në fshatin Lekbibaj, rreth orës 20:00, shtetasi V. P., rreth 25 vjeç, banues në Lekbibaj, për motive të dobëta ka plagosur me mjet të fortë shtetasin M. P., rreth 29 vjeç, banues në Lekbibaj.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta dhe profesionale, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit V. P., i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Tropojës.?, njofton Policia./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga