LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjaken sërish rrugët/ Aksidentohet ambulanca, humb jetën pacienti

25 Maj 2020, 16:30, Kronika CNA
Përgjaken sërish rrugët/ Aksidentohet ambulanca, humb jetën

 Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në vend.

Mësohet se një ambulancë është aksidentuar në aksin Fier-Lushnje, dhe për pasojë ka humbur jetën pacienti që po transportohej.

Ambulanca e cila ishte nisur drejt Tiranës për të dërguar pacientin eshtë përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./CNA.al

Lajmet e fundit nga