Connect with Us

Mustafa Nano zbërthen mesazhin e Yuri Kim/ “E ka pasur për faktorë në opozitë”

Politikë

Mustafa Nano zbërthen mesazhin e Yuri Kim/ “E ka pasur për faktorë në opozitë”

Publikuar

-

Analisti Mustafa Nano ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila ngriti aludimet se është duke u zhvilluar një marrëveshje prapa krahëve kundër Reformës në Drejtësi.

Nano tha se Kim nuk mund të fasë me emra për shkak të etikës diplomatike dhe deklaroi se nëse do t’i bëjë publikë, do t’i kenë ardhur në majë të hundës.

“Do të kompomentohej etika diplomatike nëse do të fliste me emra. Edhe pse diplomatët përpiqen ta fshehin këtë fakt, po folën me emra, letrat hapen. Herë pas here, ata kanë folur me emra, por e kanë bërë kur u ka vajtur në majë të hundës. Ne kemi parë që presidenti Meta nuk e priti në zyrat e veta. Ne e kemi parë Metën që ka një marrëdhënie të vështirë me disa ndërkombëtarë. Shumica e njerëzve besoj bëjnë këtë lexim që bëj unë”, u shpreh ai në Tv T.

Analisti pretendon se mesazhin ambasadorja amerikane e ka pasur për disa faktorë në opozitë, që sipas tij po përpiqen të vënë shkopinj nën rrota.

LEXO EDHE:  Kim “braktis” Tiranën/ Shfaqet si turiste në qytetin e gurtë

“SHBA dhe të tjerët janë investuar te reforma në drejtësi. Kur flet për lojëra politike, flet për njerëz apo politikanë që përpiqen të vënë shkopinj nën rrota. E ka me faktorë në opozitë. Nuk e di se me kë. Nëse supozojmë se maxhoranca po e merr në dorë sistemin është për t’u trembur. Por vetingun nuk e ka pasur nën kontroll. Kanë dalë nga sistemi të majtë e të djathtë. Ndërsa për emërimin mund të lindë njëfarë diskutimi”, nënvizoi Nano./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ilir poshtë, Saliu lart”/ Rama ironizon fushatën e PD dhe LSI

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër ka treguar një bashkëbisedim me një fallxhore, para zgjedhjeve të 25 prillit, ku ka komentuar edhe me ironi numat përkatës të LSI dhe PD-së, në fletën e votimit.

Sipas Ramës numri 69 është numri i djallit. Më tej, kryeministri shprehet se kush voton këto numra derrin maç kanë ku ish-kryeministri Sali Berisha është lart dhe Presidenti Iliri Meta është poshtë.

“Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke.

More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim. Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po ç’lidhje ka shorti.

Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Saliu lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shit-blerja e votave/ Këllçi: Ja kompania që shpërndan ushqime për fushatën e PS

Publikuar

-

Nga

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kandidati për demokrat i Partisë socialiste, Belind Këlliçi, ka denoncuar një kompani që sipas tij shpërndan ushqime për fushatën e Partisë Socialiste.

Më tej, në një postim në rrjetet sociale Këlliçi ka treguar kompaninë që shpërndan ushqime në këmbim të kontratave nga Rilindja.

“Politika e barkut bosh! Shpigel Glass, kompania që po shpërndan ushqime për fushatën e PS, në këmbim të kontratave nga Rilindja. Me një dorë të japin kafshatën e mjerimit, me tjetrën të vjedhin të ardhmen.”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I duket rruga fushë me lule”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: Vetëm mund ta bëjmë këtë vend

Publikuar

-

Nga

“Vetëm mund ta bëjmë këtë vend”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: I duket rruga fushë me lule

Kryeministri Eda Rama, nuk i ka ndalur sulmet ndaj kreut të PD sot në Gjirokastuar, ku është ndalur në kuadër të fushatës elektorale.

Rama tha se Basha u tha shqiptarëve që hajdeni në rrugën e shkurtër se është fushë me lule dhe i hodhi në greminë.

Ai bëri thirrje që të votojnë për PS, pasi sipas tij, ata janë të vetmit që mund ta bëjnë Shqipërinë.

Sot në të gjitha familjet, që ka nisur lehtësimi i virusit, sot janë mbi 300 mijë të vaksinuar. Rreziku i jetës nuk është më i pranishëm. Shqetësimi më i kuptushëm i jetës është larguar dhe është e nesërmja dhe mirëqenia.

Sot ka më shumë arsye se ky vend jo vetëm bëhet, por do ta bëjmë ne që jemi këtu dhe ata që po na ndjekin tani.

Ai zëri i brendshëm që e ka çdo njeri që i thotë ulu kur vjen lodhja, që i thotë ndalo kur e ndjen se po i merret fryma, është një zë që shqiptarët e kanë dhe që në momente të ndryshme merr formën e disave dhe u del përpara cdo kujt.

U ka dalë në formën e Haxhi Qamilit që në moment stresi u tha shqiptarëve që hajdeni në rrugën e shkurtër se është fushë me lule, ku i hodhi në greminë dhe iu desh shumë e shumë vite për tu ngritur.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE