LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta zbulon detaje nga takimi me Yuri Kim/ Si i kërkoi mendim për rikthimin në normalitet

25 Maj 2020, 20:42, Politikë CNA
Meta zbulon detaje nga takimi me Yuri Kim/ Si i kërkoi mendim për

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar detaje nga takimi i fundit që ka zhvilluar me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim, që është zhvilluar më 23 mars.

Meta tha se ambasadorja amerikane i kishte kërkuar ide për të rikthyer vendin në normalitet, ndërsa theksoi se pas disa ditësh i këshilltari i tij i kishte dërguar një platformë me propozime.

?Ambasadorja në datën 23 mars në një takim që ka bërë me mua në Presidencë, bashkë me përfaqësuesen e vet dhe me këshilltarët e mi, ka kërkuar idetë e mia se si mund të shkohet drejtë një normaliteti dhe në 8 prill drejtori im i kabinetit i ka kthyer përgjigje dhe i ka dërguar një platformë me propozime. Siç kemi rënë dakord që këshilltari i Presidentit të takohet me këshilltaren e ambasadores.

Presidenti kishte merak dhe i ka dërguar më 8 prill një platformë me 14 pika që u bë publike, ku janë dhe pikat për çështjen e drejtësisë se si zhbllokohet. Nëse ambasadorja ka ndonjë shqetësim për këto 14 pika, se mua s?më ka shprehur asnjë shqetësim… Nëse ka ndonjë shqetësim ta thotë se unë kam 50 ditë që ia kam çuar. Nuk kisha pse t?ia çoja ambasadorit të BE sepse që ditën e parë që ka ardhur në Shqipëri i kam kërkuar të ndërhyjë për situatën e rëndë ku po përfundonte Reforma në Drejtësi?, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin ?Opinion?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga