LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Më qëlloi me shpullë në Botërorin 2014", Van Persi zbulon prapaskenën me Van Gal

25 Maj 2020, 09:47, Sport CNA
"Më qëlloi me shpullë në Botërorin 2014", Van

Luis Van Gal njihet në historinë e futbollit europian si një nga trajnerët më të veçantë jo vetëm për idetë e tij për lojën ofensive, por edhe për karakterin disi të çuditshëm. Këtë e ka përshkruar më së miri Robin Van Persi, i cili ka treguar një episod shumë të veçantë në Botërorin 2014.

Në autobiografinë që është publikuar së fundmi në Holandë, ai ka shpjeguar se çfarë kishte ndodhur në çerekfinalet e Botërorit, kur Holanda u vu përballë Kosta Rikës. Koha e rregullt përfundoi 0-0 dhe ndeshja më pas shkoi në shtesa dhe në fund me penallti. Van Persi pësoi tërheqje në 10 minutat e parë të shtesës dhe Van Gal e kuptoi. Ai i tha që dëshironte ta zëvendësonte, por Van Persi e refuzoi, duke menduar që ndeshja do të shkonte te penalltitë e duhej ai mes gjuajtësve.

?Kur mbaroi shtesa, u mblodhëm në vijën anësore të fushës dhe papritur më qëlloi me shpullë. Bang! Pastaj me dorë të hapur më përkëdheli dhe me tha i zemëruar ?Mos e bëj më kurrë një gjë të tillë?. Më pas, më tha që të mos gaboja nga pika e bardhë. ?Tani harrojë këtë dhe sigurohu që të shënosh penalltinë??, ishte rrëfimi i Van Persit i cili shënoi penalltinë e parë për holandezët të cilët fituan 4-3 dhe shkuan në gjysmëfinalet e Botërorit.

Lajmet e fundit nga