LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Shëndetësisë bën deklaratën e fortë/ “Vaksina e Covid-19 mund të mos dalë asnjëherë”

25 Maj 2020, 20:16, Lifestyle CNA
Ish-ministri i Shëndetësisë bën deklaratën e

Mjeku i njohur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për koronavirusin.

Solis tha se vaksina për këtë virus mund të mos dalë asnjëherë, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të bëjnë një jetë të kujdesshme.

?Mund edhe mos të dalë asnjëherë vaksina. Mos u çudisni, nuk do rrimë në vrimë përjetësisht. Ne duhet të bëjmë një jetë të kujdesshme. Tani në matjet e bëra, imuniteti krijohet deri në 6 muaj, pastaj bëhet si gripi i stinës. Duke qenë se nga riciklimi vjen duke u zbutur, kjo është një gjë shumë e mirë. Nuk ka një afat kohor për vaksinën, sepse mund të zgjasë edhe vitin tjetër. Të gjithë duhet të punojmë dhe të mos e kemi frikë. U tregua se ne kemi një imunitet të mirë?, deklaroi ish-ministri në Euronews Albania./ CNA.al

Lajmet e fundit nga