LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fusni gjithë Shqipërinë në sherr dhe pastaj uleni bashkë”/ Meta përplaset me Fevziun

25 Maj 2020, 21:04, Politikë CNA
“Fusni gjithë Shqipërinë në sherr dhe pastaj uleni

Presidenti Ilir Meta është vënë ngushtë sonte në ?Opinion? përballë Blendi Fevziut teksa ky i fundit i kujtoi marrëdhëniet me kryeministrin Rama.

?Po pse fusni gjithë Shqipërinë në sherr dhe pastaj uleni prap bashkë ? iu drejtua Fevziu.

?E para nuk kam futur Shqipërinë në sherr. Edi Rama në papërgjegjshmëri të plotë dhe pabesi të plotë thirri Komisionin e Venecias dhe disa ambasada këtu dhe bëri një pabesi për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese. Unë kam një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë për të garantuar sovraniteitn dhe këtë mund të bëjë Gjykata Kushtetuese.

Dhe unë bërë një gjë shumë të mirë, se nëse do ta kishin kaluar atë ligjin, të jesh i sigurt që isha i gatshëm por i kisha vënë një kusht opozitës që të merte përgjegjësinë për të bërë qeverinë. Sepse unë po shpërndaj Parlamentin, do shpërndaj dhe qeverinë se nuk ka sens. Por që të shpërndahet qeveria duhen nja 20 burra dhe gra atje që ta marrin përsipër sepse sigurisht do të jetë një situatë tejet e sforcuar?, tha Meta.

?Po pse e keni demokracinë me hope zoti President, një herë nxeheni dhe thoni do shpërndaj Parlamenin dhe një herë ktheheni dhe thoni do bashkëpunoj me Ramën? Pse nuk e shpërndani Parlamentin, ju drejtua Fevziu.

Meta: E merr ti përsipër të bëhesh kryeministër?

Fevziu: Unë kryeministër! Mua s?më ka lënë mendja!

Meta: Po atëherë të vijë një njeri që e ka lënë mendja dhe ta marë përsipër.

Fevziu: Po pse premtoni diçka që nuk jua lejon Kushtetuta!

Meta: Po pse kush ja lejon atij prishjen e Teatrit. Cili ligj ja lejon? Edhe në kohën e Enver Hoxhës ekzekutohehsin gjërat me vendim gjykate./CNA.al

Lajmet e fundit nga