Politikë
Bombaj i përvishet keq Ramës/ Me çfarë do i paguajmë, punëtorët, taksat, leshin e preshin?

Dietologia Blerina Bombaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se qeveria do të vendosë që nga muaji Tetor deri në Marsin e ardhshëm, të dielat pa makina, të cilat do të duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët.
Bombaj shpreh shqetësimin e saj, se bizneset në periferi që mezor i presin fundjavat, tashmë do të shkojnë drejt falimentimit.
“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë, kam vetëm një pyetje të vockël, këto restorantet që punojnë në fundjavë, në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restaurua e u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorën stafin në punë, me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjesë së gjallë, ujin, plehun, leshin dhe preshin”, shkruan Bombaj./CNA.al