LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aurel Plasari tregon si e shpëtoi nga rrënimi “Europa Nostra” kishën e “Shën Gjergjit”/ Thirrja në “veshin shurdh” të Ramës

25 Maj 2020, 06:24, Kulturë CNA
Aurel Plasari tregon si e shpëtoi nga rrënimi “Europa

Studiuesi Aurel Plasari ka shkruar në lidhje me një kishëz pranë Voskopojës, e cila u shpëtua nga rrënimi falë Organizatës së trashëgimisë kulture europiane ?Europa Nostra?.

Në një postim në rrjetet sociale, Plasari shkruan se ?Për të parën herë më 2011 restaurimi në Shqipëri i një monumenti kulture – vini re: i pashpallur i tillë nga shteti! – është vlerësuar me çmimin vjetor nga ?Europa Nostra?.

Restaurimi u krye me fonde private, as të shtetit dhe as të kishës, – donacion i fondacionit të familjes emërmadhe Averof nga Aminçiu / Mecovo, – ndërsa punimet i drejtoi arkitekti specialist i monumenteve të kulturës Kliti Kallamata, Korçë. Në emër të jurisë Çmimin e dorëzoi kryetari i saj i atij viti Placido Domingo.

Restaurimi jo vetëm e shpëtoi nga rrënimi kishëzën ?e humbur? të Shën Gjergjit në fshatin gjysmë të braktisur Shipskë mes malesh, pranë Voskopojës, por e ktheu atë në objekt kulturor që tërheq vizitorë sa nga vendi, aq edhe nga jashtë Shqipërisë.?

Më tej, ai rikthen vëmedjen tek çështja e Teatrit Kombëtar, për të cilin ?Europa Nostra? i është drejtuar dy vite rresht kryeministrit Rama, që tambrojë dhe madje është ofruar për të që të bëjë restaurimin e tij me fondet e saj, por sipas Plasarit kërkesa ka rënë në veshin shurdh të kryeministrit.

?Organizata e trashëgimisë kulture europiane ?Europa Nostra? është po ajo që dy vite rresht iu drejtua kryeministrit shurdh të Shqipërisë me thirrjen për të ruajtur dhe mbrojtur ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe të Teatrit Eksperimental duke e cilësuar si ?një ndërtesë e trashëgimisë me rëndësi shumë të madhe kulturore dhe arkitekturore në Europë?.

?Europa Nostra? e përfshiu zyrtarisht ndërtesën në fjalë në listën e 7 vendodhjeve kulturore më të rrezikuara në Europë për vitin 2020, si dhe ofroi mbështetjen e saj me fonde për restaurimin e saj .?-shkruan Aurel Plasari./ CNA.al

15:40 Kulturë

Kulla e Babelit sot

Në Biblën e Shenjtë lexojmë : “E tërë toka fliste të njëjtën...

Lajmet e fundit nga