LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do ta çojë OFL-ja letrën tek Ylli Ndroqi ?!

25 Maj 2020, 09:26, Aktualitet CNA

Operacioni Forca e Ligjit prej disa muajsh, është shpallur si një luftë e shtetit shqiptar, kundër krimit të organizuar.

Shumë personazhe të botës së krimit, persona të dënuar për trafik, prostitucion, dhe krime të tjera, marrin një letër dhe brenda 48 orëve duhet të vërtetojnë pasurinë e tyre, para organeve ligjzbatuese.

Së fundi CNA.al ka publikuar disa dokumente të cilat provojnë se pronari i televizionit Ora News, biznesmeni Ylli Ndroqi, është shtetasi Xhemail Pasmaçiu.

Faktin e ndryshimit të emrit dhe mbiemrit të tij e kanë pranuar publikisht edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë rrogëtarë në median që ai ka në pronësi. Justifikimet e ndryshimit të emrit dhe mbiemtrit janë nga më qesharaket, derisa e quajnë si ndryshime për patriotizëm, pasi emrin dhe mbiemri ishin turq, dhe ai i ka vendosur shqiptar.

Por, gjithësesi me gjithë justifikimin e tyre shtetasi Ylli Ndroqi, është arrestuar në dhjetor të vitit 1998 në Turqi, në bashkëpunim me një grup kriminal sipas gazetës Hurriyet, të cilën mund të lexoni këtu, të përkthyer edhe në anglisht. Por, edhe në shqip mund ta gjeni këtu.

Ky shtetas në momentin e arrestimit ka qënë me pasaportë Xhemail Pasmaçiu.

Në fakt Zoti Ndroqi emrin e tij e kishte ndërruar në vititn 1993. Pra, nga Xhemail në Ylli. Ndërsa në vitin 1997, pak më shumë se një vit para se të arrestohej, kishte ndryshuar edhe mbiemrin nga Pasmaxhiu në Ndroqi.

Të dyja ishin të ndryshuara. Ka edhe argumenta të tjera, dhe asgjë nuk fillon dhe nuk përfundon në Turqi, por fakti është se shtetasi Ylli Ndroqi është arestuar për drogë, kur të dhënat dhe gjeneralitetet e tij i kishte ndryshuar.

Ylli Ndroqi është arestuar në Turqi, si Xhemail Pasmaçiu, por në fakt ai ishte Ylli Ndroqi i vërtetë, ai që është sot, ç?ka ngë dyshimet se mund të ketë pasur dhe një mjet identifikimi të vjetër apo false, por kjo është një hipotezë, sepse duhet të shikohet dosja e plotë hetimore, për të nxjerë detaje.

OFL, strukturat e saj, nëpërmjet oficeres që publikon dokumentet sot ka përpara një fakt. Një shtetas shqiptar, i dënuar për drogë në Turqi, i cili është kthyer në një biznesmen dhe është pronar mediash. Pa folur më tej për argumentin se ai ka gënjyer institucionet, duke çuar dëshmi të pastër penaliteti me emrin Ylli Ndroqi, dhe është mbajtës i disa licensave publike, për shkak të frekuencave që përdor televizioni.

Ylli Ndroqi tashmë është një person, që organet përgjegjëse duhet t?i hetojnë burimin e pasurisë.

Nuk mund dhe nuk duhet vetëm të kalohet me akuza, sharje, shpifje, por edhe shantazhe. Pra, kjo histori nuk mund të mbyllet thjeshtë dhe vetëm me publikimet e bëra nga CNA.al dhe akuzat që ngrihen ndaj nesh nga sharësit, shantazhuesit, që thuajse funksionojnë si një grup i strukturuar kriminal mediatik në krah të një ish-trafikanti droge. Nuk mund të ngelet një histori mediatike, dhe të quhet një përplasje personale mes palësh. Jo aspak. Nuk është kështu. Është e vërteta përballë mashtrimit.

Fakti është se kemi të bëjmë me një ish-trafikant droge të dënuar, i cili sot është pronar mediash dhe OFL-ja duhet të tregojë se vërtetë ka vullnetin për të luftuar krimin në Shqipëri.

Nuk mund të fshihet me heshtje dhe akuza. Nuk mund ta kalojë duke thënë se ai është një pronar mediash dhe të argumentojnë se kjo do të bënte një zhurmë dhe një reagim të madh ndërkombëtar. Pasi mund të mbrohej, ndoshta edhe nga opozita.

Në fakt opozita nuk mund ta bëjë kurrë një gabim të tillë. Që të mbrojë një trafikant droge, përpara ligjit. Çdo person, i cili ka përgjegjësi, të zbatohet ligji. Pastaj i përket opozitës, për ta marrë ?nën sqetull?, apo i përket Edi Ramës për ta mbrojtur sërish Ylli Ndroqin, nëpërmjet Sekretarit të tij të Përgjithshëm, Engjëll Agaçi, është diçka tjetër.

Në fakt historitë e drogës që OFL mund t?i marrë lehtësisht nga INTERPOL, nuk janë thjeshtë dhe vetëm materiale nga Turqia.

Ka informacione të besueshme për të tjera dosje dhe investigime, të kryera nga shtetet fqinje. Por, këto mjafton që të pyesin Engjëll Agaçin apo dhe ndonjë person tjetër afër Zotit Ylli Ndroqi, apo Xhemail Pasmaçiu.

OFL është përballë provës, për të treguar se vërtetë nuk i çon ato letrat dhe kërkesat publike, thjeshtë dhe vetëm për show, për t?u bërë lajm çdo ditë, në orën 11:0 apo 12:00, ndaj disa personazheve apo grupeve kriminale në Shqipëri.

Sot ka gurin e provës për t?iu thënë të vërtetën shqiptarëve, se po lufton vërtetë kundër pasurive të vëna nga droga dhe krimi i organizuar. Prandaj ndoshta dhe është momenti më i vërtetë, për t?i çuar letrën Zotit Ylli Ndroqi, për të parë si e ka filluar bizneset e tij, për t?u kthyer më pas në një pronar mediash. Le të presim që institucionet të zgjohen, të reagojnë dhe t?iu thonë të vërtetën publikisht shqiptarëve./ CNA.al

Dy dokumentet që fundosin Ylli Ndroqin dhe disa pyetje publike

BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Ilir Demalia: Ylli Ndroqi ndryshoi emrin

Lajmet e fundit nga