LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Zhupa nxjerr zbuluar krimin mjedisor të Veliajt/ “Inertet e Teatrit hidhen në kodrat e Yzberishtit”

24 Maj 2020, 13:06, Politikë CNA
Video-Zhupa nxjerr zbuluar krimin mjedisor të Veliajt/ “Inertet e

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar krimin mjedisor të bërë nga Bashkia e Tiranës pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Zhupa ka publikuar disa pamje nga kodrat në Yzberisht, ku shihet se janë hedhur inertet e Teatrit. Në një postim në rrjetet sociale, demokratja ngre akuzat se hedhja e inerteve është bërë nga një kompani private me miratimin e administratorit Irgent Myftaraj

?Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës. Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë, ndërkohë që ishte kompetencë e IKMT, Tiranë.

Tashmë inertet e Teatrit Kombëtar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa më shpejt Teatrin. Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!?, shkruan zëdhënësja e PD./ CNA.al

Lajmet e fundit nga