LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandaloze/ Novak Xhokoviç po përdoret për lobim anti-Kosovë

24 Maj 2020, 20:50, Politikë CNA
Skandaloze/ Novak Xhokoviç po përdoret për lobim

Pas deklaratave të forta të disa javëve më parë, ku mediat serbe dhe presidenti i Crvena Zvezdës e quajtën skandal dhe një provokim të rëndë idenë e krijimit të ligës së përbashkët në basketboll mes Shqipërisë dhe Kosovës, Serbia vijon ta përdorë sërish sportin për politikë. Këtë herë në skenë ka dalë një ikonë e sportit botëror, siç është tenisti Novak Xhokoviç. Ky i fundit njihet për qëndrimet e tij anti-Kosovë, ku shpeshherë ka dalë hapur publikisht.

Tenisti po përdoret në Serbia, në lobimin kundër njohjes së Kosovës. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke e treguar se e ka përfshirë sportistin në misionet e tij diplomatike. Media kosovare ?Indeksonline? ka përcjellë së fundmi deklaratat e ministrit serb, të cilat tregojnë qartë se Novak Xhokiviç po përdoret nga shteti për të lobuar kundër Kosovës: ?Novak Xhokoviç ka pyetur gjithmonë se çfarë mund të bëjmë dhe ishte i lumtur për çdo tërheqje të njohjes së Kosovës?, është shprehur Daçiç, i cili më pas ka shtuar: ?Shumë njerëz më pyesin për të, ndërsa unë e kam thirrur Xhokoviçin për t?u dërguar atyre autografe si dhe që të bëjnë një fotografi me kampionin e tenisit?, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë, duke pohuar kështu se Xhokoviç po përdoret nga politika në mosnjohjen e Kosovës.

Xhokoviç aktualisht mban vendin e parë në renditjen botërore ATP me 10220 pikë, duke lënë pas vetes spanjollin Rafel Nadal me 9850 pikë dhe austriakun Dominik Tiem me 7045 pikë. 33-vjeçari nga Beogradi është gjithashtu sportisti më i pasur serb, me një pasuri marramendëse që kap vlerën 143,631,560 dollarë.

Lajmet e fundit nga