LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarët duan të shporresh nga jeta e tyre”/ Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën

24 Maj 2020, 15:57, Politikë CNA
“Shqiptarët duan të shporresh nga jeta e tyre”/

Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një foto gjatë lutjes se besimtarëve myslimanë, ka uruar Bajramin duke shkruar: Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve! Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët?.

Mirëpo, në postimin e Ramën vihet re një numë ri madh komentusisht të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre nga qeveria e Ramës.

Shumë qytetarë kërkojnë levizjen e lirë dhe heqjen e masave kufizuese pasi sipas tyre ekonomia po rrënohet,

?Hape transportin zoti Rama se na mbytet fare me nga 2 ore n kembe per te vajtur ne pune , plus nxenesit kan ngelur pa shkolle se nuk kan me cfare te levizin , te pakten furgonat e fshatrave per ne qytet pasi nuk mund te levizin banore pasi jo te gjithe e kan luksin te ken nje makine ose motorr ne shtepi dhe kan nevoja per furnizime ilaqesh , ushqimesh pagese dritash , oferta telefoni pasi fshati si mundeson dote keto !?, shkruan një qytetar.

Një tjetër komenton: “Te mos themi shum per ta ekzagjeruar por 65/70% e popullsise shqiptare duan qe ti te shdukesh nga jeta e tyre te shporresh nje her e pergjithmone, zoti ju a degjofte lujtet dhe u befshin realitet AMINNNNN O ZOT”./CNA al

Lajmet e fundit nga