LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas dy muajsh të mbyllur/ Nesër rihapen baret dhe restorantet në Greqi

24 Maj 2020, 18:12, Kosova & Bota CNA
Pas dy muajsh të mbyllur/ Nesër rihapen baret dhe restorantet në

Lokalet dhe restorantet në Greqi po përgatiten të rihapen nesër, pas një ndërprerjeje prej më shumë se dy muajsh për shkak të koronavirusit.

?Megjithatë, tre në 10 kafene ose restorante mund të mos hapen të hënën?, deklaroi Nikos Nifoudis, nga Iniciativa e Kateringut të Selanikut.

Ai sqaroi se në komunën e Selanikut vetëm rreth 2 000 biznese të tilla janë të licencuara të vendosin tavolina jashtë.

?Sektori është shumë i shqetësuar për të parë se si do të shkojë rikthimi në biznes, sepse askush nuk mund të parashikojë se sa klientë do të kthehen në kafene dhe restorante, ndërsa kostot mbeten të larta, pavarësisht nëse vijnë 10 ose 50 klientë?, shtoi ai.

Kafenetë dhe restorantet në Greqi do të hapen me disa kufizime, duke përfshirë një distancë nga 70 centimetra deri në 1,7 metra midis tavolinave dhe me një numër të ulët klientësh./CNA.al

Lajmet e fundit nga