LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Franca u bën thirrje qytetarëve t'i kalojnë pushimet verore brenda vendit

24 Maj 2020, 20:15, Kosova & Bota CNA
Franca u bën thirrje qytetarëve t'i kalojnë pushimet

Qeveria franceze, nuk dëshiron që këtë verë, qytetarët e saj, të udhëtojnë jashtë vendit dhe u rekomandon atyre që të kalojnë pushimet në Francë.

Ministrja franceze e Mjedisit, Elisabeth Borne në një intervistë për radion France Inter, tha se javën e ardhshme qeveria do të vendosë për lehtësimin e rregullave për udhëtimet brenda Francës.

Francezët aktualisht nuk mund të udhëtojnë më shumë se 100 kilometra larg shtëpisë.

Ajo tha se parqet e Parisit do të qëndrojnë të mbyllura, pasi kryeqyteti akoma hyn në kategorinë e një “zone të kuqe” të rrezikshmërisë nga koronavirusi.
Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë që të rihapë parqet, pasi banorët, të cilët kryesisht jetojnë në apartamente pa kopshte, kanë tendencë të mblidhen rreth parqeve të mbyllura, ku është e vështirë të respektohen rregullat e distancës fizike./CNA.al

Lajmet e fundit nga