Connect with Us

FOTOT-“Nuk dua të mashtroj veten, as të tjerët”/ Çfarë po ndodh me Oriola Marashin?

Showbizz

FOTOT-“Nuk dua të mashtroj veten, as të tjerët”/ Çfarë po ndodh me Oriola Marashin?

Publikuar

-

Modelja Oriola Marashi ka ndarë me ndjekësit e saj një problem që po i ndodh së fundi me Instagramin.

Ajo është e shqetësuar pasi në Instagramin e saj janë shtuar folloëersat brenda një kohe shumë të shkurtër dhe po vazhdojnë të shtohen.

Modelja është shprehur se ndjekësit e saj janë të vërtetë dhe se kurrë nuk ka blerë ndjekës pasi nuk dëshiron të mashtrojë veten e as të tjerët.

“Nuk e di ça po ndodh me Instagramin tim, kisha 409k 100% real followers dhe u zgjova në mëngjes me 413 k dhe po vazhdojnë shtohen. S’kam blerë kurrë followers sepse nuk dua të mashtroj veten as të tjerët. Por nuk e di çfarë po ndodh s’më kishte ndodhur kurrë kjo gjë. Dikush t’ma shpjegojë ça po ndodh”, shkruan Oriola në Instagram.

LEXO EDHE:  Modelja "kryqëzohet" nga fansat/ Pasi publikoi foton të gjithë mbetën "pa fjalë"

Njëri prej ndjekësve i ka kthyer përgjigje duke i thënë se  nuk ka pse shqetësohet pasi është një problem i vetë Instagramit.

“Ishalla, sepse s’dua fake followers në profilin tim, jam shumë transparente rreth kësaj teme“, vijon Oriola më tej.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Mbretëreshë ilire shqiptare”/ Dragos i bën dedikimin më të veçantë Angela Martinit: Ti je gansterrja ime e patrembur

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme modelja shqiptare Angela Martini festoi 34 vjetorin e saj të lindjes dhe mori një surprizë shumë romantike nga bashkëshorti i saj Dragos.

Por surpriza nuk mbaroi këtu sepse akoma nuk kishim parë dedikimin e Dragosit. Në një postim në Instagramin e tij, ai e quan Angelën, “Mbretëreshë ilire shqiptare”.

Gjithashtu ai shkruan se në luftën e tij me drejtësinë, Angela ishte forca e tij dhe gangsterja e patrembur.

I dashuruar kokë e këmbë Dragos e uron kështu Angelën për ditëlindje:

“Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare, të cilën e quaj gruan time. Në vitin e fundit pashë një ndershmëri dhe forcë tek ty që nuk e kam parë në 1000 burra bashkë. Pashë besën e vërtetë. Ti më provove mua dhe të gjithëve që dashuria jote është e jashtëzakonshme dhe besnikëria jote është e pafund. Ti më ndihmove mua të luftoj dhe fitoj kundrejt një sistemi të tërë të padrejtë. Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më ngrite lart dhe nuk më lejove që të rrëzohesha kurrë. Unë vetë jam një lëvizje, por kur bëhemi bashkë krijojmë një forcë. Ti je gangsterja ime e patrembur, ushtarja dhe luftëtarja ime. Unë e dashuroj mënyrën se si mendja jote ëndërrimtare dhe magjike punon dhe jep jetë. E dashuroj se si mëngjesin e sotëm qave në krahët e mi sepse ti akoma nuk e kishe gjetur Gralin e Shenjtë. Kush mendon kështu? Vetëm ti. Të dua me gjithë zemrën time dhe jam i lumtur dhe mirënjohës që të quaj ty gruan time”, ka shkruar Dragos krah fotove të Angelës në Instagram.

LEXO EDHE:  Nuk do të mund ti rezistoni bukurisë së saj/ Maria Liman, bukuroshja e kopertinave të Playboy dhe Maxim

LEXO EDHE:  Modelja shqiptare "sundon" botën/Fiton çmimin "Best Model of the world 2017"

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Khloe Kardashian kritikohet nga fansat për fotoshop: “Nuk të njoha, dukesh 10 vite më e re”

Publikuar

-

Nga

Khloe Kardashian njësoj si e motra Kylie Jenner është kritikuar nga ndjekësit e saj për përdorim të fotoshopit.

Ylli i “Keeping up with Kardashians”, Khloe ka publikuar disa foto në Instagram të cilat janë komentuar pafund nga ndjekësit në rrjetet sociale pasi thuajse nuk njihet.

Bukuroshja bjonde shfaqet e buzëqeshur, teksa fansat kapin detajin e varëses në qafën e saj.

Menjëherë në rrjet kanë vërshuar komentet nga më të ndryshimet ku disa prej ndjekësve pyesin se kush është kjo e të tjerë vënë re fotoshopin e përdorur nga Khloe.

LEXO EDHE:  Modelja vihet në vështirësi/ Kë të zgjedhë nga kostumet e plazhit?

“Unë e vura re se gjysma e zinxhirit të varëses së Khlo pothuajse nuk duket, është minimizuar në maksimum”, shkruan njëri prej tyre.

“Nuk të njoha”, “Dukesh 10 vite më e re”, shkruajnë të tjerë në rrjetin e saj social.

E megjithatë ndryshe nga Kylie ajo nuk i fshiu fotot në rrjetet sociale. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Ndryshuan pamjen në mënyrë drastike/ 10 personazhet e famshëm që mund t’iu frymëzojnë

Publikuar

-

Nga

Të gjithë ata që e kanë provuar e dinë sa e vështirë është të bësh një ndryshim drastik në trupin tënd. Edhe nëse jemi të motivuar, ka pak rezistencë që na bën të mendojmë se është e pamundur të bësh.

Kjo për shkak se trupat tanë kanë inerci , ose një rezistencë ndaj ndryshimit, që është ekuilibri që mban të paprekur temperaturën dhe metabolizmin e trupit tonë.

LEXO EDHE:  Juristja bombastike shqiptare/ Fotot e modeles që do t’iu heqin “trurin”

LEXO EDHE:  Modelja Joanna Kupa pozon nudo sërish

Por pavarësisht kësaj rezistence, ka shumë histori frymëzuese të njerëzve që e kanë kapërcyer atë, duke arritur të pamundurën.

Më poshtë kemi listuar 10 prej personazheve më të famshëm që ndryshuan në mënyrë drastike pamjen e tyre./ CNA.al

Adele

Jonah Hill

Sam Smith

Kelly Clarkson

Seth Rogen

Jennifer Hudson

Khloe Kardashian

Xhesika Simpson

Melissa McCarthy

Mariah Carey

LEXO TE PLOTE