LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E diela nis me plumba/ Një plagosje dhe një vrasje trondisin vendin për Fitër Bajram

24 Maj 2020, 08:07, Kronika CNA
E diela nis me plumba/ Një plagosje dhe një vrasje trondisin vendin

Këtët të dielë shqiptarët janë zgjuar nga plumbat. Edhe pse besimtarët myslimanë janë duke festuar Fitër Bajramin, krimi i ka tronditur me një plagosje dhe me një vrasje.

Rreth orës orës 01:00, tek ish fabrika e letrës në Kavajë është plagosur me armë zjarri 29 vjeçari M.Xh.

Policia bën me dije se autori i dyshuar me iniciale V.H., 27 vjeç, nga Kavaja, për motive ende të paqarta ka plagosur në këmbë të riun.

Ai fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysmë ndjekje dhe kërkimesh është bërë shoqërimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, ndërkohë 29 vjeçari u dërgua në spitalin e Durrësit.

Nga ana tjetër, po në orët e para të mëngjesit është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi një 25 vjeçar në lagjen e quajtur ?Uji i Ftohtë? në qytetin e Vlorës.

Viktima Kristjan Breshanaj është ekzekutuar me 5 plumba teksa po kthehej në shtëpi në zonën e quajtur ?7 pallatet? duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima kishte vetëm tre muaj që ishte kthyer nga Belgjika, ndërkohë blutë kanë shoqëruar disa persona për ekzekutimin e tij. Autorët kanë djegur makinën me të cilën kanë kryer vrasjen dhe më pas e kanë braktisur atë jo shumë larg vendit ku u krye krimi.

Breshanaj është një person i njohur për policinë, pasi më 23 qershor të vitit 2014 është arrestuar me lëndë narkotike. Gjithashtu ai është kapur në flagrancë edhe duke drejtuar mjetin tip ?Volksëagen? pa leje drejtimi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga