LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DPA: Grenell planifikon të tërhiqet si ambasador në Gjermani

24 Maj 2020, 13:27, Kosova & Bota CNA
DPA: Grenell planifikon të tërhiqet si ambasador në Gjermani

Ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell po planifikon të tërhiqet në javët e ardhshme pas më shumë se dy vjet në këtë post, njoftoi të dielën agjencia gjermane e lajmeve dpa, pa treguar burimin e informacionit.

Robin Quinville, zëvendës shefe e misionit në ambasadë, pritet të zëvendësojë përkohësisht zotin Grenell, tha agjencia DPA.

Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi Senati amerikan konfirmoi në postin e drejtorit të përhershëm të Inteligjencës Kombëtare ligjvënësin John Ratcliffe, i cili po ashtu si zoti Grenell është një aleat i fortë politik i Presidentit Donald Trump.

Në muajin shkurt, Presidenti Trump e emëroi 53-vjeçarin Grenell si drejtor të përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se një zëdhënës i ambasadës nuk pranoi të komentojë rreth njoftimit.

Zëdhënësi tha se ?është praktikë e ambasadës të mos komentojë mbi udhëtimet apo planet, por Ambasadori Grenell ka vazhduar të të jetë i angazhuar në mënyrë aktive në përparësitë e administratës në Gjermani ndërsa shërben si drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare”.

Zoti Grenell është gjithashtu i dërguar i posaçëm për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë./ VOA

Lajmet e fundit nga