LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

998 të infektuar me Covid-19/ Ja sa persona janë konfirmuar në 24 orë

24 Maj 2020, 09:06, Lifestyle CNA
998 të infektuar me Covid-19/ Ja sa persona janë konfirmuar në 24

9 raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se që nga dita e djeshme janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste, nga të cilat 5 në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Gjithashtu mësohet se janë shëruar 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë Spitalin Infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 ? Statistika (24 Maj 2020)

Testime totale 14605

Testime molekulare 13279

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 998

Raste të shëruara 789

Raste Aktive 177

Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 60

Durrës 53

Krujë 27

Shkodër 11

Berat 10

Kamëz 9

Fier 4

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1

Lajmet e fundit nga