LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Ndroqi, trafikani i drogës me targa diplomatike

23 Maj 2020, 09:00, Aktualitet CNA
Ylli Ndroqi, trafikani i drogës me targa diplomatike

Është një rast i papërsëritshëm dhe ndoshta unik kur një personazh me emër dhe mbiemër të ndryshuar, një njeri i dënuar për trafik droge në Turqi, kthehet dhe në vendin e tij bëhet një biznesmen, pretendon se është një biznesmen i madh dhe gjithashtu kthehet në një pronar televizioni.

Ky është rasti i Ylli Ndoqit të Ora News, Xhemail Pasmaçiut i cili sot është një ish trafikant i dënuar droge i cili qarkullon me targa CD, pra me targa diplomatike. Disa vite me parë u bë konsull i Meksikës, vendit të El Capos dhe në atë kohë Ndroqi qarkullonte me targat e tij diplomatike dhe me një eskortë, a thua se ishte president i Republikës.

Një tufë me bodigardë, dy makina, një i hapte rrugën dhe një nga pas a thua se po kalonte mbreti.
Ylli Ndroqi, më pas, në vendin me më shumë probleme me drogën siç ishte Shqipëria, iu hoq titulli ?Konsull nderi i Meksikës? por, çfarë ndodhi? Shpejt e shpejt ai mori sërish një titull ?Konsull nderi i Kosovës në Durrës? dhe këtë jo ai, por bashkëshortja e tij Mimoza Ngroqi.

Pra, nga ?Konsull i Meksikës? që i hiqet çuditërisht titulli, e merr nga Kosova.
Kush ja dha nga Kosova? Kush ndërhyri dhe pse ja dhanë Ylli Ndroqit?
Më tej mund të shohim se si qarkullon sot jo dje, ku shoqëruesit e tij janë zezake të ardhur nga Bangladeshi apo vendet e Afrikës, të cilët shumica nuk dinë shqip, nuk dinë as vendet ku ndodhen, as vendet ku kalojnë, këtë e ka treguar vetë më foto.
Ky është njeriu që sot shoqërohet me një eskortë, pra Ylli Ndroqi që habit këdo.
Ka biznesmenë edhe më të mëdhenj se Ylli Ndroqi në Shqipëri , ka me dhjetëra e dhjetëra biznesmenë të tjerë që ndërtojnë, investojnë, kanë kapitale por nuk i shikon të shoqërohen me gjashtë bodigardë e jo më t?i marrin nga ata që as nuk dinë shqip.
Pse duhet që shoqëruesit të mos dinë as shqip?

Gjithësesi ky është një nga rastet unike ku një ish trafikant droge, në vendin e tij kthehet në pronar mediash, ruhet me eskortë të huaj dhe qarkullon me targa diplomatike. Nga ana tjetër televizionin e tij e përdor si marjonetë së bashku me disa personazhe të përshtira kundër kujtdo që tenton të flasë.
Ka sulmuar me dhjetëra protale, me dhjetëra emra këdo që ka folur dhe i ka thënë të vërtetën Ylli Ndroqit. E pra, Shqipëria nuk do të ketë më të vërteta dhe nuk do të ecë më kurrë dot përpara, në rast se nuk do të mund të thotë me zë të lartë të vërtetat e trafikantëve të saj të drogës në media, të atyre që paguajnë jo vetëm bodigardë nga vendet e Afrikës, të atyre që mbajnë eskorta të frikshme, të atyre që e përdorin një media për interesa krejtësisht klienteliste, të vërtetën e atyre që janë dënuar në Turqi për drogë, që kanë pasur probleme në Itali, të atyre që sot paguajnë disa individë që të sulmojnë këdo që thotë të vërtetën për Ylli Ndroqin.

Askush prej tyre nuk e pranon dhe nuk thotë se kush është Ylli Ndroqi, por këdo që mund t?i përmendë emrin, ata e sulmojnë ashpër derisa të heshtin. Por, ashtu siç kemi premtuar, ne nuk do të heshtim! E vërteta do të shkojë deri në fund për ish trafikantin e drogës me targa diplomatike, Ylli Ndroqi./CNA.al

BOOM-Ylli Ndroqi trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu/ Dokumentet e gjendjes civile

BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Lajmet e fundit nga