Connect with Us

Vjen lajmi i madh, ja kur do rifillojë La Liga

Sport

Vjen lajmi i madh, ja kur do rifillojë La Liga

Publikuar

-

Pas rifillimit të Bundësligës, një tjetër kampionat elitar po përgatitet për të ngritur “qepenin”.  Qeveria e Spanjës në një konferencë të mbajtur sot, ka bërë të ditur se La Ligë-s do t’i lejohet vazhdimi i kampionatit nga 8 qershori.

“La Liga mund të rifillojë më 8 qershor”, ka deklaruar kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez.

Kujtojmë se sezoni në kampionatin elitar të spanjës është ndërprerë pas javës së 27-të, dhe kanë mbetur edhe 11 javë për t’u luajtur, me Barcelonën që kryeson me 58 pikë, dy më shumë se Real Madrid, që mban vendin e dytë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Futboll i ngjeshur gjatë gjithë verës? Bundelsiga e mendon ndryshe, do të ketë edhe plazh për lojtarët

Publikuar

-

Nga

Bundesliga u bë i pari kampionat i rëndësishëm i Europës që riktheu sërish futbollin në fushën e lojës. Javën e shkaur u luajtën ndeshjet e para pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, ndërsa këtë fundjavë skuadrat do të vihen përsëri përballë njëra-tjetrës.

Kjo verë në futboll është menduar të jetë një sfidë e vërtetë për klubet dhe lojtarët, të ciëlt do të luajnë 3 muaj të ngjeshur me ndeshje, ku në qershor dhe korrik do të duhet të mbyllin kampionatet, ndërsa gushti është i rezervuar për Champions League.

Por ky rregull nuk vlen për Gjermaninë, pasi Bundesliga do të përfundojë në fund të qershorit. Kështu 2 javët e para të korrikut lojtarët do të kenë mundësinë të largohen për të kaluar pushimet e tyre verore.

Në këtë mënyrë do të ketë plazh edhe për futbollistët. Më pas mesi i muajit do i bëjë sërish bashkë, ku do të nisin përgatitjet për sezonin e rij so dhe do të jenë të gatshëm për të luajtur në Champions League, kompeticion në të cilin ende vazhdojnë rrugëtimin e tyre Bayern Munich dhe Leipzig.

LEXO TE PLOTE

Sport

E BUJSHME/ Vlen 10 milionë euro, futbollisti shqiptar drejt transferimit te Milani

Publikuar

-

Nga

Shkodran Mustafi duket se është jashtë planeve të Arsenal për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi preferon të rikthehet në Itali, aty ku më parë në Serinë A, ka përjetuar një eksperiencë me skuadrën e Sampdorias.

Por, këtë herë mund të bëhet pjesë edhe e një klubi historik si puna e Milanit. Kuqezinjtë kërkojnë të përforcojnë repartin defensiv në sezonin e ardhshëm dhe lojtari me origjinë shqiptare është një alternativë konkrete.

Aktualisht, kartoni i 28-vjeçari ka një vlerë prej 10 milionë eurosh dhe është i përballueshëm nga kuqezinjtë të cilët mund të përfitonin një mbrojtës me shumë eksperiencë. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi deri më tani nuk ka asgjë konkrete mes dy klubeve.

LEXO TE PLOTE

Sport

Në bisedime me disa klube franceze dhe zviceriane, Lorik Cana zbulon planet

Publikuar

-

Nga

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka folur për pandeminë, të shkuarën dhe të ardhmen e tij në karrierën futbollistike.

Cana në një intervistë për “Dueli Ditor” në RTV Dukagjini ka thënë se ka disa projekte që lidhen me sportin dhe jashtë sportit.

Ai ka thënë se është në bisedime me disa klube në Francë dhe Zvicër, por që ende nuk ka vendosur ku do të vazhdojë lidhjen e tij me futbollin.

“E dua futbollin dhe do të shikoj a do të shkoj në Francë apo Zvicër. Dua sigurisht të shkoj në një vend më të përshtatshëm dhe të filloj këtë rrugëtim të ri me kushtet më të mira”, është shprehur ai.

Ish-kapiteni i kuqezinjve thotë se me fondacionin e tij, “Lorik Cana”, ka pasur projekt për hapjen e akademive në gjashtë qytete të reja, ku dy nga to kanë qenë në Kosovë, por që sipas tij, pandemia ka ndikuar që projektet të shtyhen.

“Por, aktiviteti ynë nuk do të ndalet absolutisht”, ka dekalruar ndër të tjera Lorik Cana.

LEXO TE PLOTE